• |
ide | kryesore

Edhe media angleze “vampire”, raportojnë vrasjen e Jonada Avdisë nga polici me skaf

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Mediat britanike i bënë jehonë ngjarjes që i mori jetën Jonada Avdiajt në plazhin e Potamit. Duke qenë se vajza kishte lindur në Londër, gazetarët atje kanë raportuar gjerësisht për aksidentin dhe protestat që shoqëruan ngjarjen në Tiranë.

Shkrimet pasqyrojnë detajet se si e vogla ishte duke luajtur bashkë me të atin pak metra nga bregu, në momentin kur u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

New York Post përcjell dëshminë e Bledar Avdisë, babait të Jonadës, që ka treguar: “Isha duke u larë bashkë me vajzën në breg, kur pashë në skaf me disa njerëz në bord”.

Në fillim kishte zbritur një grua dhe më pas kishin hipur disa gra dhe fëmijë. Pas kësaj gomonia ishte afruar pranë tij.

Erdhi në drejtimin tonë me një shpejtësi skëterrë dhe aty më ndau nga vajza” ka thënë Bledari.
Në pasqyrimin e plotë që ka bërë Daily Mail, shkruhet edhe për autorin e krimit, Arjan Tase.

“Tase tani është nën akuzë për vrasje me dashje, ndërsa 15 policë që duhet të ruanin bregun e detit u shkarkuan nga detyra. Tase, një shef policia në Elbasan do të përgjigjet para gjykatës” shkruan Daily Mail.

Detaje jepen edhe në Mirror.co.uk, ku citohen dëshmitarë të ngjarjes që tregojnë se si e mitura mbeti e vrarë nga helikat e skafit fare pranë bregut.

The Telegraph dhe The Sun, veç të tjerave janë përqëndruar në momentin kur babai i Jonadës përplaset me policin, Arjan Tase, duke marrë shkas nga foto që u shpërnda në rrjetet sociale.

“Aksidenti u shoqërua me protesta në kryeqytet, me qindra qytetarë të mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme në Tiranë që kërkuan më shumë siguri dhe mbrojtje.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe ministres së turizmit, Mirela Kumbaro.

Qindra qirinj dhe lule u vunë në vendin ku Jonada humbi jetën dhe përballë kryeministrisë” shkruan The Sun.

Raportimet janë thuajse kudo në mediat britanike. Nuk kish si të ndodhte ndryshe, përderisa fëmija u vra në duart e babait të saj. Për më tepër vrasja ishte paralajmëruar, për shkak të incidenteve që kishin ndodhur më herët.

Por kur në rrjetet sociale nisën reagimet e para dhe kur gazetarët shqiptarë nisën të raportojnë për ngjarjen ato u quajtën “vampirë politike dhe mediatikë” nga kryeministri Rama, sipas të cilit, “ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë”/Lapsi.al



26 Comments

  1. Anglezet nuk marrin vesh nga turizmi . Le te vijne ketu e tjua shpjegoje njeshi i turizmit , dora vete pashai i Shqiperise gjatoshi karabush

  2. Ku eshte tani shefi i droges ka marre✈️✈️✈️Dhe po fluturon me 👡💄🍾🍷per orgjine e radhes me leket e taksave te shqipetareve te varfer✈️✈️✈️✈️ thotë:

    Edi droga shkoi ti jepte mend dhe Boris Xhonson po sapo doli nga dera kemba e zeze e fluturuan Borisin e shkrete👎👎

  3. Njëri ‘non’ grata, tjetri sigurims/ Një Akt amerikan për rajonin: Ja pse Berisha-Meta kanë përballë SHBA-në dhe jo Ramën,vetem per vitin 2021 ne britani kane ndodhur 867 aksidente ujore ne brigjet e anglise

  4. Edhe shoku Udheheqes i Parê qe ne 1945-en i çpalli kazanë e vampirë zhurnallët borgjeze qe nuk ia donin te miren Partise!

    1. O Llumi Mutit Kritaqit leni ato para 80 vitesh po sot na dhjeu Putini i mori logon Sali Karaxhicit.

    1. Po e zgjasim se ishte e paralajmeruar… Po te qifsha autoritetet, kur faji mbetet jetim…

  5. Shpellaret duan qe nje aksident qe askush nuk donte te ndodhte te bejne pergjegjes qeverine Ptu rrace e ndyre qe akoma s’dini te perdorni sapunin dhe ujin po laheni njehere ne muaj …

    1. Haha cobani i dhive i paska ikur era kerme dhe paska zbuluar sapunin dhe Po keshillon te tjeret qe te lahen. Sado qe te lahesh eren e kermes e leshon pase o Koke 6cepesh

    2. Krahasimet thone tjeter,po tjeter gje:
      Doktori ka shkelqyer gjithmone nga pastertia,eleganca,
      Ndersa thonjpapreri juaj ….
      Kjo vlen dhe per pasuesit e sejcilit,prandaj mbylleni kte dreq kapitulli dhe shihni te verteten,realitetin,nuk kane nevoje shqiptaret qe te bejne pergjegjese qeverine per aksidentet,por kjo qeveri e ben vete dukshem pa pushim veten pergjegjese,vetem se ju nuk doni te shihni.
      Sa per shpellat,ma merr mendja jane te shperndara ne menyre pothuajse te barabarte ne te gjithe shqiperine,dhe jane objekte turizmi,dhe ju te pallateve parafabrikate,nuk jeni ndonje race fisnikesh qe te keni te “drejten” te shani si me qene pariziene.
      Ne fakt parizienet e tjere si ata,nuk perflasin ne kte menyre,por ju jeni si i thone llafit;i shari ,shan.

  6. E kjo parti, që logon e ka me gërmat PD që në cirilice janë gërmat RD, ka përdorur logon identike të partisë së Sali berishës, i cili e riktheu sapo zaptoi selinë e PD-së pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

    Ky fakt ende nuk është komentuar nga mediat pranë Berishës

  7. E po kur shajne shpellare keta te jugut te 2 b.. nje ta çash e nje ta mbash , gjithe shqiperia nje m.., eshte dhe ka qene!

  8. E shoh krejtësisht normale qe mediat angleze e kanë pasqyruar këtë ngjarje, ndonëse në Shqipëri kanë ndodhur shumë raste të tilla me viktima.
    Në shtete të tilla me demokraci të konsoliduar si SHBA apo Anglia, familje emigrantësh që jetojnë prej shumë vitesh atje e kanë shtetësinë e atyre vendeve , trajtohen si shtetas amerikanë apo anglezë. Aq më tepër fëmijtë e prindërve emigrantë të lindur në këto vende.
    Vendet demokratike perëndimore, apo NATO jo vetëm e dënuan Serbinë e Millosheviçit për krimet e kryera në Bosnjë e Kosovë, por ndërhynë edhe ushtarakisht .
    Në Kosovë janë vrarë e përdhunuar mijra shqiptarë nga shteti serb, por ama SHBA ka kërkuar e vazhdon të kërkojë veçanërisht me ngulm, ndëshkimin e vrasësve të tre djemve shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin shtetas amerikanë e kishin vajtur të luftonin vullnetarisht për çlirimin e Kosovës.
    Aksidentalisht në Shqipëri kanë humbur jetën shumë fëmijë duke u mbytur në limej, liqene e në det e nuk dijmë që ato aksidente të jenë komentuar nga mediat e huaja.
    Edhe vdekja e vajzës amglo-shqiptare 7 vjeçare, mund të duket si aksident, por ama vetëm nëse autori i aksidentit të kishte qenë ndonjë djalë i ri i pakujdesshëm.
    Por autori i kësaj tragjedie, është një farë “komisar policie i komunitetit të Elbasanit e ish komisar i policisë së Himarës.
    Është një fakt i njohur që në “komunitetin” e Elbasanit, kanë ndodhur vrasje të shumta nga bandat mafioze, e ky oficer duhej të shkarkohej nga kjo detyrë, qoftë edhe për këtë realitet
    Lexoj këtu ndonjë “koment”, që me stilin e Ramës, përpiqet ta justifikojë ngjarjen, me pretendimin se edhe në Itali, Angli apo SHBA, kanë ndodhur me qindra aksidente të tilla duke injoruar faktin se në këto vende forcat e sigurisë shtetërore, kanë në mbikqyrje të plotë në plazhe jetën e pushuesve e jo të jenë vetë shkaktarë të kësij aksidentesh.
    Nga sa është bërë e njohur në mediat, oficeri i policisë Tase, ka qenë në proçes hetimi nga prokuroria i dyshuar për korrupsion.
    E para e punës, mbi çfarë kriteresh është përzgjedhur ky person që të bëjë detyrën e komisarit të policisë ?
    Cili është eprori i policisë që e ka emëruar dhe e mbante në këto detyra ?
    Nuk besoj se ate ta kenë emëruar si komisar policie në Elbasan, eprorët e policisë së qarkut të Vlorës por edhe as drejtori aktual i përgjithshëm i policisë.
    Para këtij ka qenë një drejtor tjetër i përgjithshëm, që ndonëse ka bërë veprime skandaloze, nga drejtor policie na u bë zv.ministër në qeverinë Rama.
    Gjatë kohës së ushtrimit të detyrës ky ish drejtor i policisë, mbushi një “tas” të stërmadh në policinë shqiptare, me policë të korruptuar që bile edhe kishin bashkëpunuar me trafikantët e drogës.
    U detyruan të japin dorheqjen dy ministra të mbrendshëm për skandalet e trafikut të drogës, e Veliu nga drejtor na u bë zv.ministër.
    Sikur Veliu të kishte drejtuar një polici perfekte, do të kishte mjaftuar për të dhënë dorheqjen, vetëm ngjarja komike skandaloze kur ai, pasi “çunat” e tij policë kishin rahur një adoloshent, akuzoi nënën e tij aktore si terroriste, pasi e kishte parë në një film duke luajtur me armë në një rol të tillë.
    Për vrasjen e të riut të pafajshëm Rasha nga dy policë, dha dorheqjen ish ministri i mbrendshëm Lleshi, e nuk luajti nga vendi drejtori Veliaj i mbrojtur haptazi nga Rama.
    Përderisa Rama ka dalë tani hapur pët legalizimin e kanabisit, ai ka pranuar publikisht se të tillë drejtorë policie si Veliu e kpmisarë si Tase i duheshin për të kanabizuar gjithë Shqipërinë.
    Kush është pra “vampiri” ?
    Është ai që ka sjellë në Shqipëri shtimin maksimal të krimit e korrupsionit me pasojë edhe viktima të shumta (nga vrasjet midis grupeve mafioze, deri në vetvrasjet e fukarejve të burgosur për 3 mijë lekë) , apo ata që e kritikojnë ate e që nuk kanë pasur asgjë në dorë në këtë qeverisje ?

  9. Lista anglezë ka po ashtu 10 emra konkret kriminelësh shqiptarë me veprimtari në Angli në fushën e drogës dhe pasurive të palujtëshme, njërit prej të cilit i kanë djegur dhe letrat angleze me këtë rast. Janë rreth i ngushtë i Sali Berishës dhe mbartës emri për pronat e tyre. I kishit në oborin e SHQUP më 8 Janar, i keni pronarë të rëndësishëm në Tiranë dhe elementë të botës kriminale. Lidhjet shkojnë tek i biri i Sali Berishës, tek lidhjet e tij me industrinë e zezë të lojrave të fatit, dhe botës kriminale që vërtitet rreth tij dhe familjes së tij.Foltorja salihut m

    1. Po lerini more këto idiotësira që për çdo skandal që bën dymetroshi e qeveritarët e tij të korruptuar e kritikohen nga media, do të hidheni tek “salihu”.
      Ka edhe Berisha kusuret e tij si politikan dhe e ka pranuar edhe vetë në “foltoret” që ka bërë shumë gabime, ama ka dhënë dy herë dorheqjen dhe është rivotuar.
      Gabimi i tij i rikthimit për herë të tretë në politikë, është pasojë e qeverisjes mizerabël të Ramës, si qeverisja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, përjashto diktaturën enveriste.

  10. Nga Lutfi Dervishi.

    Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

    Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.
    Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëvizje dhe janë gati për një hop cilësor.”
    “Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.
    Agjencitë turistike raportuan për një lum kërkesash për të ardhur në Shqipëri! “Nuk ka më dhoma të lira deri në fund të shtatorit” – tha kryetari i shoqatës së agjencive turistike!
    Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri.
    “Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.
    Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Bllokim të përkohshëm pati edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi shtetas të vendeve fqinjë nxituan të furnizoheshin me naftë në Shqipëri!
    Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi befasues të Bordit të Transparencës.
    Çmimi i naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.
    Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare “në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese.”
    Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria “ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë”.
    Vëzhguesit e jetës politike shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.
    “Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen të asgjesuara, dhe në anën tjetër, temë debati në ditët e nxehta të gushtit, pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek”
    P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

  11. Nga Leart Kola
    Politikës në Shqipëri i mungon kultura, ose me saktë jo kultura, se kjo e fundit sidoqoftë është një “pasojë” e aktivitetit intelektual e kjo do ishte shumë për t’u kërkuar, por në fakt i mungon tërësisht edukata ajo e thjeshta “qytetarja” që mësohet në librat e fillores. Fenomen që ndodh prej kohësh, por kam frikë që sot po bëhet e padurueshme, ja pse e mendoj këtë…

    Këtë vit ne “festojmë” 30-vjetorin e pluralizmit, fakt është që vetëm emrin e ka të tillë, se në gjithë këto vite kanë qenë të njëjtët persona që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin, njoh vende diktatoriale që kanë më shumë qarkullim dhe larmishmëri emrash, thënë kjo besoj se flas për shumicën ne nuk kemi si të besojmë verbërisht te pluralizmi aq me pak, kur ata që pritet të zëvendësojnë Ramën (24 vjet në pushtet), Saliu (30 vjet) dhe Meta (23 vjet).
    Sidoqoftë ajo që na shpëton, është që ne, shqiptarët dmth, nuk kemi pritur asgjë nga qeveritë, as tani, as në diktaturë, as në mbretëri, as në sulltanat dhe i kemi provuar të gjitha. Qeveria për ne ka qënë gjithmonë gogoli që të kufizon të bësh atë që ta pret mendja në atë çast (shqiptarët janë të famshëm për të jetuar çastin, skanë as të shkuar dhe as të ardhme) dhe kryesisht këto “qeveri” kanë ekzistuar jashtë nesh jo vetëm metaforikisht por dhe fizikisht, qoftë ky Sulltani në Stamboll, Mbreti në Sauk apo Enveri ne Bllok, sjellja e tyre ka qenë e njëjtë po ashtu dhe ushtrimi i pushtetit.
    Foucault thotë: “pushteti kalon nëpërmjet individeve, por nuk i përket atyre”, dhe ne shqiptarët këtë e kemi kuptuar të parët, ne nuk i besojmë ëndrrës liberale “që pushtetarët janë shërbëtorët tanë sepse i kemi dhënë votën etj”, ne e kuptojmë që shteti ekziston por më i rendësishëm është pushteti, i cili dhe ai nuk varet gjithmonë nga shteti, sepse pushteti është një zbulim i magjishëm i forcave, energjive, dinamikave historike, dëshirave, këmbënguljes.
    Për këtë tek ne, zgjedhjet janë vetëm një datë për t’u hequr qafe, menjëherë pas tyre fillon beteja e vërtetë nën parimin “kush njeh kë dhe kush të mbaron punë ku”, këtu qëndron në fakt thelbi i pushtetit, për këtë arsye mosbesimi ynë te shteti është tërësisht i përligjur.
    Thënë këtë shqiptari është prova e gjallë (mbase duhet mbrojtur nga UNESCO, por këtë vendoseni ju) që nuk beson për asnjë sekondë tek demokracia përfaqësuese dhe ne e përqeshim atë. Por dhe këtu ka një por të madhe, që gjithë kjo skenë të mbahet në këmbë (të paktën deri sa të ndërtohet Teatri i Ri) duhet që aktorët që e udheheqin atë (lexo qeveria), të luajë këtë teatër sepse është shumë e rendësishme që në një vend pa rregulla të kemi një komunikim normal, pikërisht për të ruajtur këtë balancë, dhe këtu kthehemi tek fenomeni dhe problematika e ngritur në fillimin e shkrimit, komunikimi i pushtetarëve me publikun.
    Shteti dhe përfaqësuesit e saj, duhet të flasin për arsye pune në tre tonalitete, i pari ai zyrtari qe flitet nëpërmjet mjeteve të komunikimit në masë siç e sygjeron fjala me masën, i dyti me partinë administratën etj dhe i treti me persona privat nëpër dreka/darka, të cilët zakonisht janë ish-gangësterë sot sipërmarrës strategjikë kryesisht të armatosur se nuk i dihet asnjëherë.
    Tani që teatri të funksionojë duhet që koha të ndahet në mënyrë proporcionale, nëpërmjet të trejave, por duke parë së fundmi komunikimin publik të shtetit, shoh që shteti ka kaluar shumë kohë me këtë grupin e tretë sepse nuk ka asnjë po asnje komunikim publik, që nuk është kërcënim, fyerje, bullizëm, sharje, ligjëratë rruge për t’u dukur sikur e flasim dhe gjuhën e rrugës… pse?!? Nuk e kuptoj ça kompleksi kanë që duan t’i tregojnë të fortëve që janë si ata…
    Nga ana tjetër të fortët që siç e thamë më lart janë në fakt biznesmenë që çfarë nuk i kanë parë sytë në rrugët e Europës, nuk e kanë lexuar Foucault, dhe nuk mund ta dinë që “pushteti nuk është në vetëvete një relacion ekonomik, por është pikë së pari një relacion force”, pikërisht këtu gabojnë që shoqërohen me shtetar, sepse sado e sinqertë të jetë marrëdhenia financiare me të, prapë ai mbetet një aparat dhunë, dhe pikërisht është ky aparat dhune i dizajnuar që dashje apo pa dashje t’i marrë në qafe dhe ata, por ky është një problem tjetër, le të themi është problem i Foucault.
    Populli që nuk gabon kurrë thotë që ndryshimi mes PS dhe PD është që këta të të majtës janë më të butë, Susan Sontag thotë: “mes dy duarve preferoj gjithmonë të majtën, sepse e djathta është dora e agresivitetit ose masturbimit, ndërsa e majta është varianti sentimental dhe romantik i saj”, pikërisht për këtë publiku pret që kjo e majtë në pushtet të sillet si e tillë, si një soft power.
    Kjo është e vetmja diferencë, këta të PS, thotë populli, sidoqoftë janë më qytetarë, askush nuk i kërkon që të bëjne ndonjë gjë, nuk po pret njeri që këtu të zhvillohet ekonomia, të ketë barazi mundësish për të gjithë apo investime serioze e vetmja gjë që po kërkohet është që t’i rrini besnik të vetmes diference që këni me të djathtën dhe të flisni në publik me edukatë… kaq! A është kaq e veshtirë?
    Sepse ka disa raste, ka disa dreq rastesh si kjo vrasja e 7-vjeçares në Himarë, që duhet vetëm ta ndjesh dhimbjen, duhet vetëm të goditesh plotësisht përfundimisht nga dhimbja, janë pikërisht ato rastet kur komunikimi “non grata… plaku i vdekur, i pakallur, mortja etj” nuk funksionojnë, janë jashtë konteksti dhe ju bëjnë të dukeni sikur realisht e keni humbur çdo receptor për të ndjerë diçka, nëse vërtet nuk ndjeni asgjë, atëherë bëni diçka të thjeshtë dhe konkrete si për shembull, të vesh atë mut litari që të mos futen skafet dhe motorrat e ujit në vendet ku lahen njerëzit.
    Mund ta jepeni me PPP apo ta financoj BE-ja nuk e di po litari duhet vënë, nuk mundet që të iki dhe një jetë, e mos bëhet shembull për të shpëtuar jetë të tjera, nëse vërtet as nuk ndjeni asgjë, as nuk ju bëhet të bëni diçka, të paktën na kurseni këtë të folurën prej rrugaçësh dhe heshtni.

    1. Po lerini more këto idiotësira që për çdo skandal që bën dymetroshi e qeveritarët e tij të korruptuar e kritikohen nga media, do të hidheni tek “salihu”.
      Ka edhe Berisha kusuret e tij si politikan dhe e ka pranuar edhe vetë në “foltoret” që ka bërë shumë gabime, ama ka dhënë dy herë dorheqjen dhe është rivotuar.
      Gabimi i tij i rikthimit për herë të tretë në politikë, është pasojë e qeverisjes mizerabël të Ramës, si qeverisja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, përjashto diktaturën enveriste.
      Nga dy anonimë që Lapsi me pa të drejtë i quan “të paemër”, pashë të postuara dy shkrime, ate të gazetarit Lutgi Dervishi e të një tjetri Laert Kola, pak i njohur.
      Pa shkuar tek këto dy shkrime gazetarësh, mendoj se Lapsi bën shumë gabim që qytetarët që postojnë si anonime, pa dashur të ekspozojnë identitetin e tyre, i quan me nofkën ofenduese “i paemër”
      Në sistemin demokratik, anonimiteti i votimit apo i dhënies së mendimit në sondazhe, është një parim i përgjithshëm themelor
      Jo më qytetarët e thjeshtë, por edhe gazetarë e analistë të shquar mediatikë, kanë shkruajtur për problemet e politikës me pseudonime.
      Përse ?
      Sepse duke u identifikuar publikisht në vende me qeverisje jo demokratike e selektive, rrezikojnë jo vetëm pozitën e tyre shoqërore dhe ekonomike, por rrezikojnë për këtë edhe të afërmit e tyre.
      A e dëmton nivelin moral e intelektual të mediave, anonimiteti masiv i komentuesve ?
      Edhe mundet, por unë vërej së në këtë portal e në media të tjera, komentet me nivelin më të ulët e me një militantizëm primitiv politik, duket kjartazi se bëhen nga pak persona të “identifikuar” me emra të ndryshëm si pseudonime, njëlloj me fenomenin korruptiv të votimit disa herë të një personi, apo njëlloj me fenomenin kriminal të blerjes së votave në zgjedhje, fenomen ky shumë i përhapur dhe i verifikuar në Shqipëri,
      Në fakt, për mendimin tim, prania e shumë komenteve “pa emër” është një dëshmi demaskuese ndaj një qeverisje autokratike, e bëjnë gabim disa media tradicionale që në rubrikat e tyre të shfaqjes së mendimit të lexuesve në faqet e tyre online, e kushtëzojnë pranimin e komenteve me detyrimin e identifikimit nëpërmjet face book e rrjete të tjera sociale, lehtësisht të verifikueshme nga organet e një qeverie me prirje diktatoriale.
      Të detyrosh lexuesit që të identifikohen me emra për komentet e tyre, është njëlloj sikur mediat të botojnë listat me emra të votuesve të një partie politike.

      1. Për komentet anonime, do të ishte më etike e më llogjike të cilësoheshin me fjalëm “pa emër” e jo “i pa emër”, pasi nuk ka njeri të pa emër në Shqipëri e kudo.
        Gërma “i” që i shtohet një komentuesi që nuk dëshiron të indentifikohet me emër, mer trajtën e një provokimi ofendues.

  12. Po nuk pati ndeshkueshmeri , nuk ka demokraci . Demokracia eshte forca e verber e ligjit ndaj gjithkujt qe e shkel ate . Ne jemi ne anarshi , sepse ligji nuk godet ose eshte selektiv . Edhe nese godet , godet me te vobektin por kurrsesi te fortin apo pushtetarin . Rregullat e barabarta te lojes , ndryshimet kushtetuese dhe ndeshkueshmeria jane treguesit e nje demokracie te vertete .

    1. Për 13 vite me radhë, nga viti 2009 deri në vitin 2022, Fatmir Mediu e ka zhvilluar betejën jo për të bindur drejtësinë për pafajësi, por për të mos lejuar gjykimin për rolin e tij si njeriu që bëri letrat e Gërdecit për llogari të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët po bënin biznes familjar me punishten e vdekjes.Pa u denuar keto peshqit e medhej ky vend nuk do bej perpara

  13. “Zyrtarët e Zimbabves më me integritet se palaçot tanë”/ Inceneratorët, “shpërthen” gazetari Klodian Tomorri

    Korrupsioni me inceneratorët është prodhuar nga politika përballë së cilës ligji nuk vepron, por janë interesat ato që veprojnë.
    Gazetari Klodian Tomorri, ka rrëfyer një episod po mbi inceneratorët, por në Zimbabve, ku besojnë te gjykata dhe jo te presioni i politikës.
    “Dje Këshilli Bashkiak i Hararës në Zimbabve anulloi koncesionin e inceneratorit me kompaninë Geogenix.
    Megjithë presionin e Qeverisë dhe Presidentit, anëtarët e Këshillit votuan unanimisht për anulimin e kontratës.
    Sapo mbaroi votimi, kryetari i bashkisë i tha ministrit që bënte presion: ‘po nuk je i kënaqur shko në gjykatë'”, rrëfen Tomorri.
    Por e kundërta sipas tij ka në Tiranë, ku kryetari i bashkisë i pagoi 2 milionë dollarë koncesionarit të inceneratorit vetëm në muajin qershor.
    “Por jo vetëm kaq. Këtu qeveritarët po bëjnë garë kush t’i paguajë më shumë para koncesionit të inceneratorit. Jep Lali, jep Belinda, jep Frida për sera dhe kantina vere, jep ajo e Durrësit.
    Ne Zimbabve nuk është provuar që marrëveshja e koncesionit ishte korruptive, por pavarësisht kësaj bashkia e anuloi. Në Shqiperi ka persona të arrestuar ose në kërkim dhe është e provuar se personat e lidhur me kompaninë koncesionare kanë dhënë ryshfete të mëdha dhe kanë bërë evazion galopant. Por, pavarësisht kësaj, Bashkia dhe Qeveria pompojnë miliona euro çdo muaj drejt kompanisë.
    Ne klasifikimin e përvitshëm të Transparency, Zimbabvja renditet në vendin e 157 në botë për kontrollin e korrupsionit. Në të njëjtin raport Shqipëria renditet e 110-a. Zotërinj dhe zonja të nderuar të Transparency, rishikoni renditjen se i keni hyrë në hak Zimbabves. Shumë madje.
    Në gjithë këtë gropë të madhe septike, që po qelb gjithë Ballkanin, drejtuesi i SPAK del e deklaron se çështja e inceneratorëve është komplekse. Përfundimi? Nje zimbabvez është shumë më i mbrojtur nga korrupsioni se një shqiptar. Zyrtarët e shtetit të Zimbabves kanë shumë herë më tepër integritet se palaçot tanë. E kuptoni ku jetojme?”, përfundon rrëfimin gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *