• |
ide | kryesore

I ndalohet hyrja në Kosovë shtetases ruse, dyshohet se është spiune

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme i është ndaluar hyrja në Kosovë një shtetase ruse. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ministri ka sqaruar me anë të një postimi në FacebookKo se shtetasja Daria Aslamova donte të hynte në Kosovë përmes kufirit në veri të vendit. Sipas tij, shumë shtete e kanë vërtetuar që shtetasja në fjalë ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse. Ajo ka udhëtuar drejt shumë shteteve duke u hequr si gazetare.

Gjithashtu Sveçla thekson faktin se ajo tentoi të hynte në Kosovë një javë pas tensioneve në veri të vendit të shkaktuara nga strukturat kriminale serbe. Ai thotë se qëllimi i “spiunes” ruse është destabilizimi i vendit.

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës. Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë përshkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj. Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njejtën ditë kur të njejtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor. Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë.”, thuhet në postimin e ministrit.



2 Comments

  1. Shum spiune e fshehte qeka..del ne foto perqafe me lavrovin. Kjo gazetarja “spiune” qeka si parja kuqe ne internet, mjafto te besh nje kerkim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *