• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci/ 12 viktima nga aksidenti në Kroaci

Të fundit



Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës në veriperëndim të Kroacisë dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur në spital dhe se numri i të vdekurve në aksident tani është dymbëdhjetë.

Fillimisht ishte raportuar për 11 persona të vdekur.

“Autobusi ishte nisur nga një vend afër Varshavës, dhe sipas disa informacioneve, ishte një grup që planifikonte të shkonte në pelegrinazh në Megjugorje”, ka thënë Bozhinoviq.

Sipas tij, besohet se në autobus kanë qenë 43 udhëtarë, por nuk ka pasur fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *