• |
ide | kryesore

Sara Hoxha takon sërish ish të dashurën e Ledrit

-Instant, Paparazzi, Slider



Sara Hoxha, partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula sapo na i konfirmoi edhe njëherë që nuk është xheloze për ish-et e tij.
Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku shfaqet e qeshur dhe e lumtur në prapaskenat e “Sunny Hill Festival” me Dua Lipën.

Sara është kritikuar së shumti në rrjet për faktin që është shumë e afërt me ish të dashurat e Ledrit. Vetë Sara ka rrëfyer se nuk e ka aspak problem që ajo dhe Ledri të takohen me Duan, madje i pëlqen që ish-i i partnerit ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër.

Në një interviste për “Prive”, ka qenë vetë Sara e cila e pyetur se me kë do të donte që reperi të bënte një bashkëpunim nuk ka ngurruar aspak të përmendë emrin e Dua Lipës.
Sara ka shtuar: “Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *