• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj policisë, Kurti: Bandat kriminale qëllojnë sërish ndaj patrullave tona

-Instant, Lajme, Të fundit
kurti viza



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin me armë ndaj policisë në veri të vendit.

Në një postim në Twitter, Kurti thotë se është hera e dytë brenda një jave që bandat kriminale në veri, sulmojnë me armë patrullën e policisë.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia.



2 Comments

  1. Ilaci me i mire qe i qeteson serbet eshte kjo strategji: Te na lejohet te zhvleresohet marreveshja qe Thaci ka bere, dhe te dergojme FSK ne veri, te ndertohen baza ushtarake ne veri, te blindohet kufiri(si fillim me tela, e me vone dhe disa qindra bunkera). Te blihen sa me shume arme(sidomos drona dhe artileri), dhe shumefish me shume arme te kerkohen si donacion apo cmim te ulet, nga te gjitha shtetet,sidomos nga SHBA,sic po kerkon Ukraina me insistim, dhe kur te vije momenti per lufte, (qe mendoj se koha ideale eshte tani, pasi gjithe bota do rreshtohej pro nesh(perjashto ruso kinezet dhe ndonje shtet tjeter i parendesishem),atehere duke qene se shumica e luftimeve do behen ne veri (serbet qe jetojne atje do ja mbathin ne vrap, e nga luftimet do u shkaterrohen edhe pronat, e qe dmth pas luftes nga 30 000 serbe atje do jetojne maksimumi 2000-3000), dhe ja vjen paqja. Pastaj dhe me idelae eshte nqs na armatosin aq shume sa te fillojme kudnersulmin dhe te clirojme Luginen deri ne Nish, si dhe pjesen tjeter ketej nga Sanxhaku i Pazarit te Ri. Albin mendoje kete mundesi dhe ne koordinim me ata qe duhet, fillo zbatimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *