• |
ide | kryesore

Del n ankand letra e John Lennon drejtuar Paul McCarteny

-Instant, Paparazzi, Slider



Një letër e zemëruar e shkruar nga John Lennon për ish shokun e grupi,t Paul McCartney pritet të arrijë deri në 40,000 dollarë në ankand.

TLetra u shkrua nga krijuesi i hitit “Imagine” në nëntor 1971 – 18 muaj pas ndarjes spektakolare të The Beatles.

 

Në kohën kur dërgoi letrën, Lennon  ishte i zemëruar me McCartney-n për një intervistë që ai kishte bërë me revistën muzikore Melody Maker.

Dyshja kishin një marrëdhënie të turbullt prej kohësh, por tensionet ishin shtuar pasi McCartney paditi Beatles pas ndarjes së tyre në vitin 1970. Në padi, McCartney kërkoi prishjen e partneritetit kontraktual të grupit pasi Lennon dhe shokët e grupit Ringo Starr dhe George Harrison emëruan menaxherin Allen Klein për të kryesuar çështjet e tyre financiare.

“Është shumë e lehtë të luash ‘personin e thjeshtë dhe të ndjeshëm’ por nëse nuk je agresori (siç pretendon ti),atëherë kush na dërgoi në gjyq dhe foli keq për ne në publik?

“Siç e kam thënë më parë , a nuk mendon se mund të kesh gabuar në dicka?, shkruan artisti në letër.

Ndërsa pjesa më e madhe e ankesave të Lennon fokusohet në pasojat financiare pas ndarjes së Beatles, ai gjithashtu kritikon politikën e McCartney, duke e akuzuar atë si një konservator.

Në atë kohë, ai ishte një kundërshtar i hapur i Luftës së Vietnamit dhe sapo kishte shkruar himnin e tij të paqes “Imagine”. Në intervistën për Melody Maker, MPaul kishte kritikuar shkrimin e këngëve të Lennon, duke thënë se kishte “shumë gjëra politike”.

“Politika juaj është shumë e ngjashme me atë të aktivistes konservatore, Mary Whitehouse”, shkroi Lennon në korrespondencën e tij. “Të thuash asgjë është po njëlloj si të thuash dicka”.

.Megjithatë, në fund të letrës John shkruan se nuk i mban mëri”.

“E di që ne në thelb duam të njëjtën gjë, dhe siç të  thashë në telefon dhe në këtë letër, sa herë që dëshirontë takoheni, gjithçka që duhet të bësh është të më telefononsh,” përfundoi ai.

Marrëdhënia  e dyshes u përmisua në vitet në vijim, por ata nuk luajtën më kurrë publikisht së bashku. McCartney e pa Lennon për herë të fundit në vitin 1976 kur erdhi për të vizituar ish shokun e tij të grupit në New York City./Lapsi.al

An angry letter written by the rocker to former bandmate Paul McCartney is expected to fetch up to $40,000 at auction. The pair's frosty relationship thawed in subsequent years, but they never played publicly together again. McCartney last saw Lennon in 1976 when came to visit his former bandmate in New York City.

The pair's frosty relationship thawed in subsequent years, but they never played publicly together again. McCartney last saw Lennon in 1976 when came to visit his former bandmate in New York City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *