• |
ide | kryesore

Dua Lipa nderohet me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës

-Instant, F1, Paparazzi



Dua Lipa është nderuar me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës.

Përmes rrjetit të saj social, Dua ndau me fansat lajmin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kishte dhuruar asaj titullin prestigjioz.

“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht  që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”, ka shkruar Lipa në një postim në Instagram. “Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar. Faleminderit.”

Pstimi përfshinte disa fotografi të këngëtares duke marrë një medaljon të veçantë nga Osmani, së bashku me imazhet e certifikatave zyrtare dhe një letër të shtypur që e fton artistin në zyrën e presidentit për të marrë nderimin.

Osmani ka shpërndarë gjithashtu foto nga prapaskenat e ceremonisë në rrjetet sociale.

“Sot i dhashë titullin Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës, Dua Lipës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap dhe çdo paraqitje”, ka shkruar presidentja. “E falënderova në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po e bën zërin tonë të dëgjohet kudo në botë”.

Presidentja gjithashtu falenderoi edhe babain e Lipës, Dukagjin Lipa, i cili së bashku me vajzën e tij themeluan Festivalin vjetor Sunny Hill në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. /Lapsi.al

 

https://www.instagram.com/p/Cg6kCb-MC9i/



1 Comment

  1. Megjithese Dukagjin Lipa beri ate qe beri keto kohet e fundit, prape nuk e hedhim dot poshte Dua Lipen,sepse ne konference per shtypi (kur ajo ulte koken dhe turperohej kur Dukagjini po i fliste me arrogance nje gazetareje), u binda dhe me shume qe Dua ska faj, por Dukagjini ka nje mentalitet qe kishin gjysherit tane dikur qe femijet i konsiderojne si prone,dhe flasin ne emer e tyre. Shantazhimi qe Dukagjini u mundua i beje Kosoves, sdo i harrohet, dhe perzierja ne politike(bashke me partine e tij PDK) per ta bere fajtor qeverine qe po mbronte interesin e shtetit,per nje faj qe po bente vete Dukagjini, nuk do i harrohet. Bile dhe ne konference per shtyp para 2-3 ditesh, vazhdoi me kunja politike. Nderkohe Dua ,megjithese ka qellu qe eshte e bija e ketij babai parazit qe perfiton ne krah te vajzes se tij, prape do duhet nga te rinjte. Ama dhe cmimi stratosferik i biletave eshte i papranueshme, ku ne ate festival mund te marrin pjese vetem femijet e diaspores, apo te ish pushtetetareve por jo te rinjte qe jetojne ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *