• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, prindër për herë të dytë

Arkiva



Khloé Kardashian dhe ish-i i saj Tristan Thompson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, një djalë.

Lajmi se dyshja do të bëheshin sërish prindër u publikua më 13 korriki shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për surrogaten dhe për këtë  bekim kaq të bukur”, u shpreh përfaqësuesi i saj atë kohë.

“Ne do ju luteshim për privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet tek familja e saj”, përfundoi deklarata.

Një burim i brendshëm tregoi se Kardashian dhe Thompsonnuk janë rikthyer bashkë dhe nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin.

Ylli i “Kardashians” mirëpriti True në prill 2018, një vit pasi atleti u bë baba i djalit Prince, tani 5 vjeç, me ish partneren,Jordan Craig.

Ndërsa dyshja u ndanë në shkurt 2019 pas tradhëtive të shumta nga ana e tij, ata u pajtuan vitin e ardhshëm – vetëm që lojtari i NBA-së të tregohej përsëri i pabesë.

Tristan pranoi së fundmi  se kishte kryer marrëdhënie me Maralee Nichols dhe ishte babai i fëmjës që ajo priste. Menjëherë pas lajmit, Kylie Jenner e quajti Thompson “personin më të keq në planet” , ndërsa Kourtney Kardashian kritikoi ashpër tradhtinë e tij ./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *