• |
ide | kryesore

Po vadiste bimët narkotike, arrestohet 53-vjeçari në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



U kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara narkotike, vihet në pranga 53-vjeçari. Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



2 Comments

  1. Po pse vetem komsaret e policive dhe kurvat qe jane lidh me shtetin mund ta bejne kete pune ? Po fukarenjte nuk duhet ta mabajne shqirtin gjalle .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *