• |
ide | kryesore

Vajza e Will Smith flet për incidentin në Oscars: Nuk u befasova

-Instant, Paparazzi, Slider



Willow Smith ka thyer heshtjen për incidentin e babait të saj, Will Smith në Oscars.

Willow shpjegoi gjatë një interviste të fundit me Billboard se reagimi i medias që pasoi pasi Will goditi Chris Rock në skenë “nuk më tronditi aq shumë”.

“Unë i shoh të gjithë familjarëte mi si qenie njerëzore dhe i dua dhe i pranoj me gjithë humanitetin e tyre”, shtoi ajo.

“Për shkak të pozicionit në të cilin jemi, karakteri ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe nga ne pritet të veprojmë në një mënyrë që nuk është e favorshme për një jetë të shëndetshme njerëzore dhe nuk është e favorshme për të qenë të ndershëm.”

Artistja më parë ndau një mesazh në Twitter menjëherë pasi Will dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. “Kuptimi i jetës gjendet tek sfidat,” shkroi ajo, duke shtuar: “Jeta është një seri reagimesh”.

Debati në shfaqjen e çmimeve nisi pasi komediani, Chris Rock bëri një shaka për flokët e  Jada Pinkett Smith e cila vuan nga alopecia.Menjëherë, Smith doli në skenë dhe e goditi Rockun në fytyrë, duke lënë të habitur audiencën.

“Mbaje emrin e gruas sime larg gojës tënde të ndyrë”, bërtiti aktori.

Që atëherë ai i ka kërkuar falje  komedianit  dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia, e cila e ndaloi atë nga shfaqjet e çmimeve për 10 vjet. Ai ende mund të nominohet dhe të fitojë një nga çmimet e lakmuara.

Së fundmi Will ndau një tjetër falje për Chris duke postuar një video në llogaritë e tij të mediave sociale .

“Kam tentuar të kontaktojë me Chris, por njerëzit e tij të afërt më thanë se ai nuk është gati të flasë. Chris,të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu duke të pritur që të bisedojmë ”, u shpreh Smith./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *