• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aleati i Putin shpërthen ndaj gazetarit gjerman: Do vijmë t’ju vrasim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri i partisë pro-Putin “Rodina”, Aleksey Zhuravlyov nuk e ka mbajtur dot veten në Tv teksa transmetohej një dokumentar i “Bild” në Ukrainë.

I ftuar në një televizion të mbështetur nga Kremlini, ku panelistët lëshojnë kërcënime të hapura në drejtim të Perëndimit, Zhuravlyov ka dalë nga vetja duke kërcënuar një gazetar gjerman.

Zhuravlyov kërcënoi gazetarin gjerman Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën në Ukrainë.

“Nuk më intereson që është gazetar. Dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë, t’ju vrasim të gjithëve,” – tha ai.

Komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.

“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai. ©LAPSI.al

https://twitter.com/JuliaDavisNews/status/1555931050555088896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555931050555088896%7Ctwgr%5Ef8e0395210a3516bb82dafdf3c6a3ecde64c56d3%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fk-do-te-vijme-te-gjithe-tju-vrasim-te-gjitheve-humb-toruan-aleati-i-putinit-kercenon-live-gazetarin-gjerman-te-bild-video%2F



6 Comments

    1. ti nuk e con ndermend me i thon jo amerikonit koqe

      je bere si ato femnat me burrat abuzues

  1. rrine kurvat servile te nenshtruara dhe
    nuk din me kerku dinjitetin e humbur perballe sorrrosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *