• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kim K nga komediani

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar assyeja e ndarjes së Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Sipas një burimi të brendshëm, arsyeja ishte diferenca në moshë e Kim dhe Pete

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, u shpreh burimi për Page Six.

“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment”. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”

Burimitregoi gjithashtu se Kardashian , e cila drejton biznese të shumta ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.

Themeluesja e Skims së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me aktorin e “SNL”.

Burimi  shpjegoi: “Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të prish marrëdhënien e tyre.Kim është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Ajo dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj.”

Kardashian dhe Davidsonu takuan kur ajo mori pjesë në  “Saturday Night Live” në tetor 2021.

“Kur u puthëm, unë u emocionova.Ishte një puthje në skenë, por kishte ndjenjë,” tha Kim për puthjen e komedianit në një skeç në shfaqje.

Sidoqoftë, ajo nuk ishte e sigurt nëse shkëndija ishte diçka e veçantë.

“Isha sikur, “Uau, vërtet nuk kam puthur askënd tjetër për 10 vjet, kështu që ndoshta  nuk është asgjë, është vetëm një puthje skenike”, shtoi sipërmarrësja.

Kardashian dhe West u martuan në maj 2014 dhe kanë katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.Davidson, i cili më parë ishte fejuar me Ariana Grande, kohët e fundit foli për “ëndrrën” e tij për t’u bërë baba një ditë.

“Unë jam padyshim një djalëfamiljar. Ajo cfarë unë ëndërroj që nuk e kam arritur ende, është që dua të kem një fëmijë”, tha ai në “Hart to Heart” të Peacock muajin e kaluar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *