• |
ide | kryesore

Berisha: Regjimi i Ramës përzuri 744 mijë shqiptarë brenda 8 vitesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kujtuar 8 gushtin e vitit 1991, si dita e eksodit biblik të shqiptarëve të cilët u larguar nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

‘Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqipëria’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha thekson se 8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Një ditë që kurrë nuk duhet harruar!

8 gusht 1991 – dita e eksodit biblik të shqiptarëve; largimit nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqiperia.

8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre! #sb



20 Comments

  1. Per fat te keq ke te drejte. Me burgjet, shemtine e qyteteve, taksat e disafishuara,arrogancen, korrupsionin etj etj ka bere qe Shqiperia te zbrazet per bangladeshin skllever..

  2. Kane ik 800.000 po akoma jetojne.
    Ti ke vra 4 vete live me urdher.
    Per te mos fol per gerdecin qe bere kerdine ne njerez, se ishe i babezitur. Ndaj mos dil me , se na nxorre zoret.

  3. Meta e ka akuzuar Berishën se ishte pikërisht ai që nxori Azemin në pritë.

    Ka dhe të tjerë në radhë të “sakrifikuar”, që nga ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, i cili mori me vete në varr të gjitha sekretet e Sigurimit të Shtetit dhe më vonë, pasi u shua nga një sëmundje e ngadaltë. Apo ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit të PD Ali Spahia, ish ambasadori shqiptar në Malajzi Ferit Hoti, të cilët hynë për kontroll mjekësor në të njëjtin spital në Itali dhe dolën me arkivol, e deri tek Gramoz Pashko që u zhduk në det,salih metaj fle gjume kur zgjohet i nderron shifrat e njerzeve,sikur jane delet e vicidolit

  4. natyrisht këtu nuk bëhet fjalë thjesht për rastin e Damir Fazliçit, që është dëshmia më e bujshme e trafikimit të vlerave monetare të krimit nëpërmjet qeverisë. Por edhe elementë të ushtrisë kriminale që quhen “çunat e Londrës”. Elementë që janë ushqyer nga ish-pjesëtarë të grupeve kriminale të priviligjuara, ish-punonjës të aparateve policore e të shërbimit sekret, e deri te “militantë skiftera”

  5. ik ore rrot kari se shqiptaret e dine qe ti je nje genjeshtar patologjik Shqiptaret po keshtu kane ikur dhe kur ishe ti kryeminister o kokpidh vucidoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *