• |
ide | kryesore

Bllokimi i mjeteve lundruese/ Dalin sërish në protestë pronarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Pronarët e mjeteve sportive ujore në Durrës kanë protestuar para Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në lidhje me pezullimin e aktivitetit të tyre. Prej disa ditësh, me anë të një urdhri verbal nuk lejohet më lëvizja e mjeteve ujore në det. Pronaret e skafeve thonë se janë njoftuar nga policia e kufirit për këtë gjë, ndërkohë që shtojnë se ky urdhër i penalizon në kulmin e sezoni turistik.

Ata shprehen se kanë paguar detyrimet dhe janë të licencuar për ushtrim aktiviteti. Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia nisi kontrollit e të gjithë mjeteve që qarkullojnë në plazhe, ndërsa 3 ditë më parë u dha urdhri për ndalimin e lëvizjes së tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *