• |
ide | kryesore

Britney Spears reagon pas lajmit se nuk ka komunikim me fëmijët e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka kritikuar së fundm ish bashkëshortin Kevin Federline për diskutimin publik të marrëdhënies së saj me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15.

“Vetëm një fjalë: E dhimbshme”, shkroi këngëtarja  përmes Instagram Stories.

“Më trishton kur dëgjoj se ish burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd.

“ Jam munduar t’u jap gjithcka fëmijëve”, shtoi ajo. “Do ju tregoj dicka : Ishte mamaja ime ajo që më detyroi t’i jap kujdestarinë babait të tyre. ”

Spears u kujtoi gjithashtu ndjekësve të saj se “trauma dhe fyerjet që vijnë me famën  nuk prekin vetëm mua, por edhe fëmijët e mi”, duke vënë në dukje se  është “vetëm njeri” dhe ka bërë më të mirën deri më tani pas konservatorit.

” Unë do i thoja Kevin që: Shiko videon  “Big Booty”.Artistë të tjerë kanë bërë më shumë gjëra se unë kur fëmijët e tyre ishin të vegjël. Madje dhe unë mendoj se duhet të filloj të bëjë më shumë sesa të dal topless në plazh”, përfundoi Britney.

Deklaratat vijnë pasi Federline i tha Daily Mail se  djemtë  zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari në fillim të këtij viti, pasi ajo postonte vazhdimisht foto nudo.

“Djemtë kanë vendesur se për momentin nuk duan të kenë komunikim me mamanë e tyre.  Ata morën vendimin të mos shkonin në dasmën e saj”, pohoi ish-balerini i cili ishte i martuar me artisten nga viti 2004 deri në 2006.

“E gjithë kjo gjë ka qenë e vështirë për t’u parë, më e vështirë për t’u jetuar, më e vështirë për të parë se si djemtë e mi po e përjetojnë. Ka qenë e vështirë. Është gjëja më sfiduese që është e dashur të kalojë deri më tani.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *