• |
ide | kryesore

Çuçi shpërfill protestën që kërkon “kokën” e tij, përgëzon policinë për drogën e kapur në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa sonte në mbrëmje do të mbahet protesta e dytë e mbështetur nga opozita për largimin e Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos, Ministri i Brendshëm, ka reaguar pas njoftimit të policisë për goditjen e një rasti të trafikut të drogës në drejtim të Italisë, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas. Çuçi shpërfill protestën ashtu sic bëri edhe në reagimin e tij të parë ndërsa komplimenton policinë për operacionin në Vlorë.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi.

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai.



12 Comments

  1. Te ishte per keta kriminelet tane droga kishte shkuar ne destinacion me kohe , falenderoni karabinierine italiane .
    Jepi vemendje protestes , se nga hiçi do ju vij belaja ju superkurvave hajdut mavi

    1. Qeveri do bej berisha.
      Hi
      Hi
      Hi
      Qeveri ne opozit.
      Hi
      Hi
      Hi
      Mos u merzisni burra. Keta te sotmit do jen edhe neser.
      Hi
      Hi
      Hi
      Neser….. 2033.
      Hi
      Hi
      Hi

      1. Ik paguaje vajin 4000 leke , ik bleje kosin 2000 leke , ik bleje naften sa frengu pulen dhe ne fund mos u merzit kur te shikosh xhepat bosh . Do besh kakardhi o partiak idiot , do besh hihihi e hahaha me xhepat e mendjen bosh

  2. Jam o sigurte qe ky eshte operacion i Policise Italiane. Pasi kane konkluduar kane njoftuar dhe palen shqiptare. Keshtu funksionon. Rezultati eshte i atij qe ka kap mallin. Malli aktualisht rshte i sekuestruar ne Itali.

  3. Meta e ka akuzuar Berishën se ishte pikërisht ai që nxori Azemin në pritë.

    Ka dhe të tjerë në radhë të “sakrifikuar”, që nga ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, i cili mori me vete në varr të gjitha sekretet e Sigurimit të Shtetit dhe më vonë, pasi u shua nga një sëmundje e ngadaltë. Apo ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit të PD Ali Spahia, ish ambasadori shqiptar në Malajzi Ferit Hoti, të cilët hynë për kontroll mjekësor në të njëjtin spital në Itali dhe dolën me arkivol, e deri tek Gramoz Pashko që u zhduk në det

  4. natyrisht këtu nuk bëhet fjalë thjesht për rastin e Damir Fazliçit, që është dëshmia më e bujshme e trafikimit të vlerave monetare të krimit nëpërmjet qeverisë. Por edhe elementë të ushtrisë kriminale që quhen “çunat e Londrës”. Elementë që janë ushqyer nga ish-pjesëtarë të grupeve kriminale të priviligjuara, ish-punonjës të aparateve policore e të shërbimit sekret, e deri te “militantë skiftera”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *