• |
ide | kryesore

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll.

Mjeti bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër qe ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

 



2 Comments

  1. Po ndonje mullar me bar eshte djekur ndokund?! Ndonje pule ka humbur?! Macet e qente jane te gjitha?! Ca jane keto idiotesira klikimesh qe beni “lajm”?!

  2. Te pakten gjeni lajmin…, cili eshte krimi qe po mbulohet me djegien, … praktike e njohur… ne kriminalistike… pffffffffffffffffffffffffffffff turpi, sa makina mijera €…, te blera per çdo vit… dhe ne kosh… nje perdorimshme… Kjo eshte Ajo qe vlen per hetim… pa gjendja e djegur dihet pse…
    Kush merret me kaq vjedhje sot… per pushtetaret behet fjale… se per qytetaret tjeter gja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *