• |
ide | kryesore

Erdogan viziton Ballkanin muajin e ardhshëm

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkroi Anadolu Agency. Sipas kryediplomatit turk, kjo vizitë konfirmon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Cavusoglu në hapje të konferencës së 13-të të ambasadorëve të mbajtur në Ankara.

Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.

“Vendi ynë ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që Nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së”, ka thënë Cavusoglu.



2 Comments

  1. Te vije si ne shtepi te tijen se lideri suprem cdo dite e me shume po i dorezon sovranitet. Shume i lidhur me serbet e turqit na doli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *