• |
ide | kryesore

Gigi Hadid prezanton linjën e saj të veshjeve

-Instant, Paparazzi, Slider
Gigi Hadid



Gigi Hadid së shpejti mund të kalojë nga modelimi i rrobave në dizajnimin e tyre.
Supermodelja amerikane me origjinë palestinezo-holandeze ka prezantuar, Guest in Residence, në Instagram. Të enjten, ajo postoi një seri fotografish në lidhje me lançimin, duke përfshirë copa pëlhure, grumbuj trikotazhesh dhe një dizajn komod me kapuç.

“Kam punuar për diçka”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Me dashuri, @guestinresidence.”
Ajo gjithashtu përditësoi biografinë e saj në Instagram për ta përshkruar veten si themeluese dhe drejtore kreative në Guest in Residence.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *