• |
ide | kryesore

Kanye West reagon ndaj ndarjes së Kim Kardashian me Pete Davidson

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi, Kanye West ka reaguar së fundmi ndaj ndarjes së Kim Kardashian me Pete Davidson.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram,Kanye ka publikuar një faqe të parë të edituar të” New York Times”  ku shkruhej, “Skete Davidson vdiq në moshën 28 vjecare”.

Kanye, gjithashtu sulmoi Kid Cudi me një nëntitull që lexonte, “Kid Cudi kishte për qëllim të luante funeral, por kishte frikë se mos i gjuanin me shishe”, një shaka për artistin e “Pursuit of Happiness” të cilit fansat i hodhën objekte teksa dilte nga festivali Rolling Loud të muajit të kaluar në Miami.

Një burim i afërt me Kardashian, konfirmoi për Page Six të premten se dyshja ishin ndarë pas nëntë muajsh lidhje.

“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” tha një burim i afërt me sipërmarrësen. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe punët e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”

Një burim tjetër tregoi se diferenca e moshës së dyshes kontribuoi në vendim.

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, u shpreh burimi i brendshëm. “Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë , por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë.Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”

Kardashian dhe Davidson filluan të takoheshin pas divorcit të saj nga West, me të cilin ndan katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *