• |
ide | kryesore

Kosova shpalli ‘non-grata’ spiunen, ambasada ruse në Serbi: Provokim nga institucione të përkohshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasi gazetares dhe spiunes ruse, Daria Aslamova iu ndalua hyrja dhe u shpall person ‘non grata’ në Kosovë, ka reaguar ashpër ambasada ruse në Beograd. Me anë të një njoftim të publikuar për mediet, ambasada ka thënë se ky është një provokim nga institucionet e përkohshme të Kosovës.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse, shkruan KosovoOnline.

Kujtojmë se rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.



1 Comment

  1. Sa me shume te pedorni ato termat, “Institucione te perkohshme”, apo “Kosova e Metohia”, aq me shume do e ndjeni doren tone. Spyesim hic, a jeni Serbi apo Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *