• |
ide | kryesore

Kylie Jenner reagon ndaj kritikave për protokollet e sigurisë të ‘Kylie Cosmetics’

-Instant, Paparazzi, Slider
Kylie Jenner



Kylie Jenner ka reaguar së fundmi ndaj kritikave se  kishte anashkaluar “protokollet e duhura sanitare” ndërsa ishte në Milano të Italisë, duke testuar produktet për linjën e saj të bukurisë, Kylie Cosmetics.

Kevin James Bennett, një artist grimi ishte i pari i cili kritikoi publikisht Jenner për mosrespektimin e protokolleve pasi ajo publikoi disa imazhe të saj me një pallto të bardhë, pa doreza apo rrjetë flokësh, duke përzier produkte të ndryshme make-up.

“Unë jam një make up artist dhe punoj me prodhuesit e kozmetikës (dhe laboratorët e tyre) si pjesë e punës sime,” shkroi ai . “Unë kam flokë shumë të shkurtër dhe nuk më kanë lejuar kurrë të futem në laborator pa rrjetë flokësh, mbulesa këpucësh, maskë…dhe doreza të disponueshme.”

 

Ai vazhdoi: “Kylie po i shtyn ndjekësit e saj të mendojnë se ajo po krijon kozmetikë. Dhe unë do të doja të dija se cili prodhues injorant (në Itali) e la atë të organizonte këtë foto në laboratorin e tyre dhe në katin e prodhimit pa ndjekur kushtet e duhura higjienike. Më duhet emri sepse dua të sigurohem që klientët e mi të mos punojnë kurrë me ta.”

Bennett e përfundoishkrimin  e tij duke thënë se ai po përpiqej të “mbronte” klientët e mundshëm të Kylie Cosmetic. Menjëherë ,postimi i tij mori një përgjigje nga ylli i “Keeping up with the Kardashians”.

“Kevin – kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhimi,” filloi Jenner. “Unë kurrë nuk do t’i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë pronar tjetër i famshëm ose markë bukurie. Kjo është plotësisht e papranueshme, jam dakord.”

Ajo vazhdoi: “kjo është një hapësirë ​​e vogël personale duke krijuar mostrat e mia argëtuese dhe duke bërë fotografi për përmbajtjen dhe nuk jam, afër prodhimit masiv. Askush nuk po i vë klientët në rrezik!”

“Turp për ty Kevin për përhapjen e informacionit të rremë !!!!” përfundoi ajo.

Jenner themeloi Kylie Cosmetics në 2015. Që nga fillimi i markës së kozmetikës, ajo ka vazhduar të prodhojë disa bashkëpunime me motrat e saj dhe ka fituar miliona dollarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *