• |
ide | kryesore

Plazhet shqiptare bosh, Greqia të ardhura rekord nga turizmi, 4,6% më shumë turistë se në vitin 2019

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deri në 20 miliardë euro janë parashikuar të ardhurat në Greqi si rezultat i sezonit të suksesshëm veror. Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, periudhë kjo përpara shpërthimit të pandemisë.

Aktualisht zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.

Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë. Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.

Aktualisht, ishujt jugor të Egjeut dhe ishulli i Kretës disponojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi në shtetin helen.



4 Comments

  1. Ju gaboheni sepse sipas INSTAT-it dhe sidomos sipas palloshit ne kemi 80% turist me shume .
    Ne kete vend çudirash mos u çudisni kur tju thone se polli mushka

    1. O injorant po ti lapsin dexhon po lapsi ate pun ka vetem genjen shpif sajon dhe trillon historira po qe se i beson sajesave te lapsit ather je idjot dhe injorant dhe turp te vije

  2. O lapsi o kazan shpifes ti po ja fut kot je nje kazan qe vetem genjen shpif sajon dhe trillon historira dhe kjo esht politika 30 vjeçare e sali non grades që vetem shpif sajojin historira dhe ju portalet që i sherbeni sali non grades vetem villni vrer shpifini genjeni sajoni dhe trilloni historira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *