• |
ide | kryesore

Sam Asghari i kundërpërgjigjet ish partnerit të Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Sam Asghari ka reaguar ndaj një interviste të re të ish bashkëshortit të Britney Spears, Kevin Federline.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Sam ka mbrojtur publikisht artisten dhe ka hedhur poshtë pretendimet e Kevin se  dy djemtë e tyre, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç,nuk kanë komunikim me Britney për shkak të fotove nudo që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

“Nuk ka vlerë deklarata e tij në lidhje me distancimin e fëmijëve dhe është e papërgjegjshme ta bësh atë deklaratë publike. Djemtë janë shumë të zgjuar dhe së shpejti do të bëhen 18 vjeç për të marrë vendimet e tyre dhe përfundimisht mund të kuptojnë se pjesa ‘e vështirë’ ishte të kishe një baba që nuk ishte një person për tu marr shembull.

 

” Ligësia e Kevin do të përfundojë së shpejti” vazhdoi ai. “Unë nuk e njoh atë personalisht dhe nuk kam asgjë kundër tij, përveç që ai vazhdon ende të fyejë  gruan time. Karakteri i tij u kuptua që nga miratimi i konservatori dhe besnikëria që ai vazhdon ka ndaj Jamie”.

“Gjërat që tani konsiderohen si çështje normale dhe probleme që mund t trajtohen lehtësisht me terapi ose mënyra të tjera, u zmadhuan për të justifikuar një dënim me 13 vjet burg.Kushdo që e miraton atë ose është gabim ose përfiton nga kjo gjë.”

Sam e përfundoi mesazhin e tij drejtuar Kevinit duke i uruar atij më të mirën, por e paralajmëroi  “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Mesazhet e fundit të Sam dhe Britney për ish balerinin , me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 2004 deri në 2007, vijnë pasi ai i tha DailyMail se djemtë e tyre zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e Britney dhe Sam në fillim të këtij viti dhe kanë qëndruar larg saj për disa muaj . /Lapsi.al

https://www.instagram.com/accounts/login/?next=/p/Cg8qRn3sh7t/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *