• |
ide | kryesore

Shuhet në moshën 73-vjeçare ikona e “Grease” Olivia Newton-John

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare aktorja Olivia Newton-John e njohur për të gjithë si ikona e filmit “Grease” ku u shfaq në krah të Hohn Travolta.

Njoftimi u bë nga bashkëshorti i saj, John Easterling, që nënvizonte se artistja ndërroi jetë “e qetë në fermën e saj në Kaliforninë Jugore, e rrethuar nga familja dhe miqtë”. Sandy e paharruar në “Grease” kishte mbi 30 vjet që luftonte me kancerin e gjirit.

Beteja e saj filloi në 1992 me kancerin e gjirit, të cilin fillimisht mendoi se e kishte mundur, duke u bërë një avokate e ashpër dhe luftarake për ekzaminimin e kancerit të gjirit.

Një qendër për luftën kundër kancerit në Melburn të Australisë mban emrin e saj. Më pas, në vitin 2013, kanceri iu rikthye duke i prekur edhe shpatullën, gjë që e detyroi atë të shtynte një turne në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“Frikë? Jo. Burri im është gjithmonë pranë meje. Më mbështet dhe jam e bindur se do ta mposht sëmundjen: Ky është qëllimi im”, – thoshte ajo. Në vitin 2017, ajo u diagnostikua me kancer në shpinë, në bazën e shtyllës kurrizore.

Lindi në Kembrixh të Britanisë së Madhe në 1948, por fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi në Australi. Në vitin 1966 Olivia u zhvendos sërish në Britaninë e Madhe.

Ajo ishte tashmë e famshme si këngëtare e muzikës “country”, kur në vitin 1978 u thirr në krah të John Travolta për të luajtur Sandy, një studente e ëmbël australiane që u transferua në SHBA.

Historia e dashurisë për shokun e klasës, atë më të njohurin në shkollë, Denin e bëri atë të braktiste rrobat e saj dhe të vishte xhaketë motorash dhe taka të larta duke bërë brezat të ëndërrojnë në të gjithë botën.

“Grease” është ndoshta muzika më popullore e të gjitha kohërave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *