• |
ide | kryesore

Sulmi kibernetik, Balluku: FBI në Tiranë për hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup i FBI është vendosur në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në vendin tonë. Lajmin e dha zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila nga Vlora tha se vendi ynë po merr masat përkatëse për t’u përballur me sulme të kësaj natyre në të ardhmen.

“Ky sulm ka qenë masiv. Jo nga adoleshentë amatorë. është sulm i mirëorganizuar ndaj shtetit shqiptar. Ka pasur një sulm të mirëorganizuar, megjithatë e punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, amerikanë dhe europian, sidomos një dislokim të FBI dhe do ketë një investigim të thellë, po marrim masat, do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, kemi qenë të kujdesshëm me publik. Po marrim të gjitha masat. Ky investigim që po bëhet nga FBI dhe agjensi të tjera të inteligjencës do na zbulojë se nga ka ardhur sherri. Në këtë rast flasim për një sulm masiv, profesional ndaj Republikës së Shqipërisë,”- tha Balluku nga ku po inspektonte Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Deri më tani, hetimet kanë nisur dhe disa kompani janë pezulluar, por çdo gjë po mbahet e fshehtë.



9 Comments

  1. Keta e pranojn me ballin lart qe sjane te afte per asgje tjeter pervec vjedhjes. Duhet te lutemi dhe te vije fbi per te mbrojtur te dhenat e shqiptareve se shteti sesht kurrkund.

    1. Per cfare eshte kjo qeveri thjedht per te na torturuar ne? As ne Afrike nuk ndodh nje kolonizim i tille i peshtire

  2. Për të çuar deri në fund mallkimin që ka prekur opozitën nga cinizmi i Sali Berishës për ta keqpërdorur atë për hallet e tij, ata që drejtuan sot opozitën janë gjithë figurat qesharake të shoqërisë civile të Berishës, d.m.th. militantët më qesharakë, dhe më të papranueshëm në opinionin publik.

  3. Me pagese punojne Ato te fbi-se apo, …, nxirrni pergjegjesit qe nga prokurimet fiktive dhe investimet po fiktive, …. apo çe do edhe ate pune…, lereni kush e beri… kur ndodh gjema, i pari qe kapet tek vreshti eshte roja qe nuk e ruajti… te tjeret kur te gjinden dhe qe ne fakt jeni po vete… ju nuk keni asgje ne sherbim te elektronikes dhe pretendoni se keni futur elektroniken ne sherbime… turpi… pffffffffffffffffffffffffffffff ah po se harrova… perjashtuar vjedhjen e gjithshkaje qe pretendohet se eshte shpenzuar ne ate drejtim… edhe nese rregullohet… kujt i duhen me Ato te dhena… te djegura si te tilla… duhet filluar nga e para per te ndryshuar te dhenat qe te pretendohet se ke te dhena… çfarë turpi… nusja qe kthehet pas dasmes nuk eshte me nuse eeee….🤗
    Te pakten na kurseni daljet tuaja… jo per gje por jeni edhe pushime te paguara… gushti juaj dhe grushti i permuajshem ndaj popullit fakir…
    Çfare tjeter

  4. Do i zbuloj palloshi me satelitet Albania 1 dhe Albania 2.Kemi ecur perpara ne teknologji saqe edhe Fbi na ka zili.Po vjen te marr pervoje nga keta muter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *