• |
ide | kryesore

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, kapen 5 persona në det të hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga operacioni anti-drogë ‘Syri’, i finalizuar nga policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza, janë zbuluar. Policia e Vlorës njofton se u arrestuan 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.  Po ashtu, nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Shqiptarët transportuan 990 kg kanabis me tre skafe drejt një veliere ku i prisnin dy ukrainas, në Gjirin e Arushës. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.

3 skafet që janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis



3 Comments

  1. E paskan kaluar kontrollin paq skafet e droges ne Vlore, madje me certifikate sigurie se “jane veliera me miq e shoke per sporte ujore dhe turiste”.

    Veshtire ta quash “sukses” kete aksion, se punen e beri Guardia di Financa italiane.

  2. hajd kuptoje “trafikoj drejt”

    po “dhjes drejt” ca do me thene

    dhjes edhe mutin shkon ne drejtim te
    apo dhjes radhe drejt dickaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *