• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Will Smith i kërkoi sërish falje komedianit

-Instant, Paparazzi, Slider



Will SMith u rikthyer sërish në  qendër të vëmendjes pas publikimit të një video në kanalin e tij të Youtube.

Në video , Will risolli sërish incidentin në Oscars dhe i kërkoi publikisht Chris Rock të takoheshin së bashku dhe të linin pas konfliktin.

Mirëpo, US Weekly ka raportuar se video nuk ishte në të vërtetë ideja e vetë aktorit, dhe plani ishte menduar nga gruaja, Jada Pinkett Smith.

Megjithatë, Pinkett nuk ishte e vetmja që sugjeroi regjistrimin e videos, pasi dhe ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun ishte pro idesë. Ata besojnë se incidenti ka ndikuar negativisht në podcastin e tyre Red Table Talk.

“Jada i ka bërë presion Will-it të kërkojë falje,” tha US Weekly. “Ka një kohë që ka ndikuar në podcastin e saj Red Table Talk.

“Ekipi i saj donte të priste që polemikat të shuheshin, por nuk ndodhi. Është bërë e pamundur të besohet se karriera e tij mund të vazhdojë pa e adresuar shuplakën.”

Ka gjithashtu zëra se Smith mund të ketë kërkuar falje në mënyrë që të rikthehet emri i tij në titujt kryesorë përpara publikimit të filmit të tij të ri, Emancipation./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *