• |
ide | kryesore

Zbulohet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Itali

-Instant, Lajme, Planet



Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar pasi lumi u tha prej temperaturave ekstreme. Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po. Bomba është zbuluar pasi sipërfaqja rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit. Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.

Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik. Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *