• |
ide | kryesore

Zjarr në kurorën e Elbasanit, dhjetëra hektarë me ullinj 500-vjeçarë u shkrumbuan

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 20 hektarë me ullinj shekullorë rreth 500 vjeçar të djegur është bilanci paraprak i dëmit të zjarrit të rënë një ditë më parë në kurorën e Elbasanit. Ekipeve të zjarrfikësve iu desh të paktën 12 orë luftë për të vënë flakët nën kontroll, në ndihmë të të cilëve u ofruan edhe banorë të Elbasanit. Në fikjen e zjarrit u angazhuan rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini ndërsa janë vënë në dispozicion 7 makina. Edhe pse vatra kryesore e zjarrit është vënë në kontroll ditën e sotme në ndihmë kanë ardhur dhe efektivë ushtrie në mbështetje të zjarrfikëses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në mbrendësi të kodër ullishtes. Riaktivizimi i tyre do ta rëndonte sërish situatën.

Ndërkohë të shumta kanë qënë reagimet një ditë më parë të zërave opozitarë të cilët fajësuan pushtetin lokal dhe qendror për mos angazhim maksimal, ndërsa identiteti dhe historia që përfaqësonin parcelat me ullinj shekullorë tashme nuk ekzistojnë më.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *