• |
ide | kryesore

Camila Cabello konfirmon romancën me Austin Kevitch (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Camila Cabello ka konfirmuar romancën e saj të re të përfolur me pronarin e Lox Club, Austin Kevitch

Këngëtarja 25-vjeçare u fotografua në praninë e Austin të dielën pasdite në Los Angeles. Ata ishin mjaft të afërt me njëri tjetrin teksa ishin të ulur në një kafene.

Thashethemet për një romancë  filluan të përhapen në qershor  ku këngëtarja dhe CEO u panë së bashku në Los Angeles.

Camila ka qenë e lidhur me këngëtarin, Shawn Mendes, pas bashkëpunimit në këngën e tyre të dytë në 2019, Senorita. Pas dy vitesh, në nëntor , artistët njfoftua ndarjen e tyre në Instagram.

“Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miq të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miq. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi . Camila dhe Shawn.’

Gjatë një interviste me Zane Lowe në mars, këngëtarja foli për Shawn dhe se si ndihet që nga ndarja e tyre.

“Unë e dua Shawn dhe ndihem sikur nuk ka asgjë tjetër veç dashurisë për të”, zbuloi ajo. “Ndërsa rritem, prioritetet ndryshojnë. Dhe ndihem sikur ishte kështu për ne të dy. Për shkak se ne të dy filluam shumë të rinj, është sikur po mësojmë vërtet se si të jemi të rritur .’/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *