• |
ide | kryesore

“Do ketë luftë”/ Deklaratat e Kurtit i hedhin benzinë zjarrit në Prishtinë dhe Beograd

Arkiva, Kryesore, Lajme



Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për një konfikt të mundshëm ushtarak me shkaktar Serbinë të nxitur nga Rusia, kanë shkaktuar një betejë të vërtetë politike në Prishtinë. “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane “La Repubblica”. Kryeministri i Kosovës e shpjegoi kështu idenë e tij për të përditshmen e së majtës: “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane ‘La Repubblica’. 

Kaq është dashur që të shpërthejë debati për vërtetësinë e këtij paralajmërimi si dhe për faktin nëse shefi i qeverisë së një vendi duhet ta hedhë këtë hap që prish imazhin, frikson investitorët dhe shton destabilitetin.

Nisur nga fakti se Serbia është më afër se kurrë ushtarakisht me Rusinës, se ajo zhvillon stërvitje të përbashkëta, siç janë “Mburoja Sllave”, “Vëllazëria Sllave” apo fluturimet e avionëve luftarakë serbë Mig29 vitin e kaluar në afërsi të Jarinjës pas bllokadës së rrugëve atje, këshilltari i Albin Kurtit Arbër Zaimi ka shpjeguar: “Albin Kurti i tregon aleatëve dhe opinionit publik ndërkombëtar se Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake rreth Kosovës, se Serbia po investon në armatim intensiv rus, kinez etj. dhe se Serbia po provokon dhunë përmes strukturave të saj kriminale në Kosovë.

Kjo shpërfaqje objektive e realitetit është në fakt një mënyrë për t’u përgatitur, për të refuzuar kërcënimet, por edhe për ta rritur presionin mbi Serbinë që ajo të heqë dorë nga pjesëmarrja në planin rus për destabilizim në Evropë”.
Por kritikët dhe opozitarët e Kurtit e kanë fshikulluar furishëm këtë ide disfatiste. Me ironi Nacionale.com ka përmmendur të gjithë parashikimet e e gabuara të Kurtit që në kohën e opozitës kur ai fliste për luftë në vitet e ardhshme. Ndërsa shefi i opozitës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar kryeministrin një axhami që bëhet lajm i mediave ndërkombëtare kur flet për luftë.

“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar Kurtit të mos ndjellë frikë e panik.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjell një konflikt i hapur me NATO. E ka provu. Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë. Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndonëse sot në Kosovë gjenden 3600 trupa nga 28 vende si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kritikat për mundësinë e luftës Albin Kurtit nuk i kanë ardhur vetëm nga politika vendase por edhe nga Beogradi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij kërkon do luftë e jo dialog.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviq në regimin për media më 8 gusht. Ai ka shtuar se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta mbajtur të hapur konfiktin.

©Lapsi.al

 



28 Comments

  1. Filloi ky zelenski shqipfoles me i hudh benzine zjarrit. Esht trim i madh ky dhe luftetar i papare ja sa te vishet me bluze jeshile.

  2. Ketij komentuesit faqezi shqipfoles gjakprishur te mesiperm,qe flet per bluza jeshile, spo i kthej pergjigje, se eshte nevojtore e sherbimeve antishqiptare, qe e perdorin si prosti(si ate spiunen ruse qe ia ndalem turrin dje)…. Sic thoshte gjenerali romak “Si Vis Pacem, Para Bellum” qe do te thote, nqs do paqe pergatitu per lufte. Edhe nqs Kurti pergatitet qe lufta e ndonje agresioni te papritur fashist serb, te mos na gjeje te papergatitur, kjo nuk eshte gje e keqe, perkundrazi detyra primare qe duhet te benin edhe ish pushtetaret e deri djeshem ne Kosove,qe kjo servilja e tyre Vlora Citaku i mbron. Keta zvarranike kopjojne njeri tjetrin(Milaimja hiqet sikur i di gjithe konspiracionet e botes, tash paska fillu dhe kjo Citaku,qe nuk eshte e afte as te gjeje nje burre FIKS, e na tregoka qe ska lufte). Po sikur te kete, cfare te bejeme, ti trembemi apo ti zmbrapsim hordhite serbo fashiste?Apo ta ringjallim Zajednicen e tradhetareve ISA&Thaci, apo Ujmanin e Dulla kotit, dhe ua blejme paqen serbeve duke u bere leshime?Jo Zajednica vdekja e te ciles pardje u certifikua edhe nga SHBA,,nuk duhette ngjallet me kurre, as nqs na shpallet lufte, as nqs na behet presion.Dhe ky reagimi i ketij serbit(qe pastaj perdor edhe altoparlantet shqipfoles -Citaku-Abdixhiku),kete nenkupton qe ose Zajednice ose lufte, pavaresisht se e thote ne ate menyre qe fajin per nisjen e nje lufte te mundshme e paska Kurti.Dhe ne fund ,une mendoj qe jo vetem te mos i shmangemi luftes,duke i ofru serbeve koncensione te tjera, por moment me ideal se tani per ta cliru veriun kurre sdo kemi me.Gjithe bota do jete me ne (perjashto ruso kinezet).Vetem arme tna japin se te tjerat i bejme vete

  3. Ndryshimi mes ish pushtetareve (qe dje i bashkonte vjedhja dhe tradhetia, kurse sot bashke me median e tyre, i bashkon opozitarizmi ndaj VV), dhe Kurtit:
    1.Tradhetari nr 1, Thaci, firmos marreveshje qe FSK(ushtria e Kosoves) mos te kete te drejte,te shkoje ne veri pa lejen e KFORit.(Te jeni te sigurte qe po te kishte kazerma ushtarake ne veri, nuk do degjoni kurre per nje proteste e jo me barrikade serbe ne veri)
    2.Tradhetari nr 3 Dulla koti (vartesi i tradhetarit nr 2 Isa Mustafes), jo vetem qe e nxorri UJmanin ne ankand dhe ofroi bile nenshkruajti qe ta ndante me serbet, por ia uli akoma me shume ,buxhetin ushtrise, ne vend se t’ia rriste.

    1.Kurti dhe VV, e mbrojten interesin e eKosoves edhe kur ishin ne opozite, me deshmore (ne fillim me deshmoret qe na vrau policia rumune e UNMIKUt,kur po protestohej kunder planit te Ahtisarit, e me vone edhe me deshmorin Astrit Dehari qe e vrane ne burg per ti frikesu dhe nensshtru te tjeret). 2.E mbrojten interesin e Kosoves, edhe me gaz lotsjelles (edhe pse kudnershtaret ia perdorin kete per keq, a thua se e beri per te ardh ne pushtet dhe jo kunder Zajednices). 3.Kur erdhen ne pushtet,e dyfishuan zyrtarisht buxhetin per ushtri, rriten kapacitete e policise speciale. 4.Dhane 200 hektare toke per ndertimin e super bazes ushtarake ne Mitrovice. 5.Arriten marreveshjet ushtarake shtet me shtet, qe armet te blihen direkt dhe me cmims hume me te lire(nderkohe ish pushtetaret edhe aty benin korrupsion) 6.fillim reciprokiteti (targat, dokumentat etj) 7.cmontim i bandave serbe,nje nga nje nga veriu ne jug 8. E mos te flasim per diplomacine e jashtezaknshme,per ta cu te vertetenne kancelarite perendimore, per te kriju miq, per te sjell investime, per te rrit perkrahjen per FSK etj etj. …Prandaj opozitaret mos te mundohen kot, se nuk e perbaltin dhe se rrezojne dot Kurtin dhe VV. Ate mund ta rrezoje vetem ndonje gabim i veti. Gabim dmth pranim i ZAJEDNICES apo prishje me amerikanet, gje qe asnjren spo e ben, megjithese opozitaret shpresuan se do e bej.

    1. tw jesh arbwr dhe njwkohwsht kosovar shumw interesant. megjihtatw Kurti wshtw njw kuçkë qw leh mirw vetwm nw opozitw dhe jo si vendimmarrws

      1. Kurtin do kesh fatin ta kesh edhe te pakten nja 3 mandate,prandaj pergatite veten per kete fakt(te dhimbshem per ty dhe te ngjashmit si ti)… Nuk e percaton askush, e aq me pak ti(dhe punedhenesit e tu) se kush eshte arber e kush turk. o komentues i vjeter i portaleve

    2. O Arber kushdoqofsh! vetem dicka me thuaj si ka mundesi qe gjate kohes se luftes ne Dardani (se Kosove eshte emertim serb) ky kokecepshi Kurti ishte ne Prishtine e hante fara dhe sa ndejti ne burg ne Serbi doli me i shendetshem sec hyri nderkohe qe shume te tjere humben dhe u zhduken neper burgje
      A ka qene ky Kokecepshi perkthyesi i Adem Demacit ne Rambuille ne France qe ishte kunder marreveshjes dhe pa marreveshje nuk do kishte bombardime nga NATO dhe ta shikoje clirimin me dylbi! A ishte po ky kokecepshi qe gruaja e vet e huaj ne respekt te burrit “ATDHETAR” me bisht nuk di dhe nuk flet asnje fjale shqip dhe ky kokecepshi sapo erdhi ne pushtet hoqi taksimin 100% te mallrave serbe dhe tani me luan me targa e ka ulur nivelin aty ku smban me! dhe ne takimin e fundit ne Bruksel me serbet ka folur serbisht me ta si ushtar i bindur!
      Keshtu qe mos ha me mut me mbrojt nje qelbesire dhe ato 48 bazat brenda nates i ndertoi Serbi apo kane qene aty, pse ska folur me pare ky Kokecepshi?!

    3. O Arber kushdoqofsh! vetem dicka me thuaj si ka mundesi qe gjate kohes se luftes ne Dardani (se Kosove eshte emertim serb) ky kokecepshi Kurti ishte ne Prishtine e hante fara dhe sa ndejti ne burg ne Serbi doli me i shendetshem sec hyri nderkohe qe shume te tjere humben dhe u zhduken neper burgje
      A ka qene ky Kokecepshi perkthyesi i Adem Demacit ne Rambuille ne France qe ishte kunder marreveshjes dhe pa marreveshje nuk do kishte bombardime nga NATO dhe ta shikoje clirimin me dylbi! A ishte po ky kokecepshi qe gruaja e vet e huaj ne respekt te burrit “ATDHETAR” me bisht nuk di dhe nuk flet asnje fjale shqip dhe ky kokecepshi sapo erdhi ne pushtet hoqi taksimin 100% te mallrave serbe dhe tani me luan me targa e ka ulur nivelin aty ku smban me! dhe ne takimin e fundit ne Bruksel me serbet ka folur serbisht me ta si ushtar i bindur!
      Keshtu qe mos ha me mut me mbrojt nje qelbesire dhe ato 48 bazat brenda nates i ndertoi Serbi apo kane qene aty, pse ska folur me pare ky Kokecepshi?! Boll me keto idjotizma pseudopatriotike se na hapet barkun!

      1. Me ate gjuhen e paragrafit te fundit ti smeriton te tpergjigjem por per ta zhbere propaganden tende po te kthej pergjigje. Ne videon me poshte ke Kurtinkur ka qene ne burg, qe doli pas intervenimit te madh amerikan, U rrah barabariht ne burg, dhe prape,sic e sheh ne video, foli si trim para ministrit te Milloshevicit(qe jo vetem ti dhe ai tjetri me poshte sdo e benit kurre,por deri sot ska nje rast te dyte te ngjashem).
        Nderkohe shiko dhe videon tjeter kur ishte student, pra organizoi protestat me te medha te paraluftes (kerkoje ne youtube: Protestat studentore 1 Tetor 1997 e 1998 (Albin Kurti)

        Ne lidhje me terheqejne e takses 100%. U terhoq perkohesisht, pasi presioni nderkombetar na paraqiste si dekonstruktiv (dheimagjino ne ate kohe ishte Grenelli i Trumpit qe gjoja mbron ti), per tu rikthyer me vendosjen e reciprokitetit ne ate menyre aq te zgjut,sa as nderkombetaret mos ta kundershtojne dot, sic po ndodh (si fillim me targat dhe ,dokumentat)…Nderkohe dhe ndonje komentuesi tjeter i them qe askush se do luften, por ajo po vjen e paftuar, dhe strategji me e mire se sa ta disktretitosh fytyren e vertete te Serbise si luftenxitese dhe pro ruse, para botes, pikerisht tani , nuk ka, por se nuk e kuptojne disa komentues, nuke shte faji im.

        1. Dmth luftë bën dhe targat do I ndërrojë por mallrat serbe si prek dot🙈 Ore jeni në terezi ju apo bëni vetë?! Po ça pret nga ju qe mbani fotot e Titos dhe Enver Hoxhës nëpër shtëpi akoma?! Me tregon përrallat me intervista dhe legjendat! Po pse ai burri përpara Kokecepshit sju përkul presionit dhe si hoqi taksat për mallrat serbe?! Për ata 2 dëshmorët që I çoi mish për top pse ska kërkuar asnjë ndeshkim apo hetim?!
          Dhe ajo gruaja e tij a do mësojë ndonjë fjalë shqip?! Sna ktheve përgjigje pse ka fol Nashke me Vuqiçin në Bruksel?! Ore ju në Prishtinë do e hani sallamin po çfarë kusurin kemi në këtej tju mbajmë përsëri nëpër shtëpia me buke e me.cdo gjë si në 1998!

          1. Sdua ta personalizoj gjithe faqen duke komentu 5-6 here, por po i marr borxh vetes,diteve ne vazhdim,se e pamundur te rrish e mos ti kthesh pergjigje “monit”. Te dish nje gjuhe te huaj, e sidomos gjuhen e armikut , eshte gje e mire.Ja psh, sic e sheh,sa shume po i ndihmon gjuha e mesuar shqipe ndonje serbi qe komenton ketu si shqiptar, apo edhe nje greku qe na hiqet liberal dhe e kemi respektu si komentues, por komenton si skuth per percarje(natyrisht jo si grek).Po te fliste ndonje politikan tjeter serbisht, do e “mbyste”(figurativisht) populli, por Kurtin jo.Pse?Sepse as kundershtaret me te eger te tij ne Prishtine apo Tirane,edhe po te duan sja vene dot ne dyshim atdhetarizmin e tij(ndryshe nga shume politikave andej dhe kendej). foli apo sfoli serbisht, e takoi apo se takoi Vucon.Nderkohe per politikane te tjere u bo frike me i pa bashke me Vucon, se direkt vjen tradhetia e radhes.Nejse ne fund skam ndermend tiu mbush mendjen asnjerit se kush eshte Kurti, e mos keni frike se as sdo vije me te votoje , keshtu qe mos e shihni si konkurent,por (ata qe jane patriote) te gezohen qe me ne fund ne Kosove kemi njeriun e duhur dhe jo si deri dje(me ish pushtetaret). Lerja gruan e huaj Kurtit, se ajo as nuk eshte serbe ,dhe as ska ndiku per keq qe Kurti te nderroje bindjet, po merru me 750 000 shqiptare qe na jane larg u etem nga Shqieria dhe gjysma do martohen me te huaj e do asimilohen.e mos rri ketu gjithe diten duke bo percarje dhe sha miqte e shqiptareve. Hajt gjithe te mirat

  4. Alqi me babain, çfarë ka bërë më shumë se Monika me vëllain? Si financonte partinë vëllai i Kryemadhit përmes SGS me bekimin e Metës

    1. Ku u zhduken miliarda dollar qe vodhen homoseksualet macij te LGBT Sorrosiane me ne Krye Eriin Veliaj krininelin qe vrau Kastriot myftarajn dhe Edi Rame Drogaxhiun qe zhduk popullin perdite

  5. Ky Kurt eshte nje nevojtore qe ha ate qe e ka dhjere me pare.Burre karagjoz dhe i paafte.
    Shkon burri ne USA dhe kthehet me investime kurse te nesermen flet per lufte.Bosh fare.

  6. Me dhjesin fare keta luftetaret e papare kur thone “na jepni arme se te tjerat i bejme vete”.
    Keta as me pastru pistoletat qe mbajne ne brez nuk dine. Kane lene nam me trainers qe shkojn atje nga USA. Mungese profesionalizmi dhe paaftesi e papare thote kushdo qe ka qen atje.

      1. Emri im apo sharjet e tua nuk e ndryshojn realitetin, hani mut kot se sjeni kurrkund. Mos prisni nga te tjeret se ju shfrytzojn per skemat e veta dhe ju cojne mish per top.

        1. Jo me kot te thashe hipokrit, sepse hipokrit meqe ben sikur nuk e din, do te thote qe ndryshe shkruan kur perdor nje emer, dhe krejt te kunderten e thua kur komenton si i paemer. Dhe jo vetem ti, por shume ketu, por nejse se gabimi eshte i ne te tjereve qe merremi ketu me lloj lloj komentuesi. Hajt shendet!

  7. Kush c’vlereson Kurtin,nuk njeh situaten reale politiko-ekonomike,jo vetem te Kosoves,por edhe me gjere.Do t’a kerkoni Kurtin,(kur te mos e keni,pas disa viteve),por nuk do e gjeni me.Me Rramusha e trimusha koke bosh,nuk behet plotike e qendrueshme.Duhet vendosmeri,por edhe mjeshtri (sikunder po ben Kurti),qe te qeverisesh me qeverine,nje shtet me komplikacione,edhe artificiale,pervec se nga jashte,por edhe prej kundershtareve te brendshem politike,e injorante!

  8. Deklarata e Kurtit nuk eshte e para per rrezikun e luftes ne Kosove ne kohen kur provokimet e Beogradit ne kufi apo ne pjesen veriore jane bere te shpeshta. Ne shtypin europian kete rrezik ne Kosove e Bosnje e kane paralajmeruar politikane e analiste te gjeopolitikes. Edhe qendrimi i prere i NATO-s ndaj Vucicit, duke deklaruar pjesmarrjen ne mbrojtje te Kosoves ishte me i forti qe pas luftes ’99. Dhe jo rastesisht.

    Ne keto kushte LDK e PDK me drejtuesit e rinj nuk mund ta shohin situaten krejt roze per inat te Kurtit, se ne Ukraine lufta nisi kur shume pak pritej.

    Kosova ka nje prani ushtarake nderkombetare qe prej 13 vitesh, por jo prej deshires se tyre, por sepse ajo ende nuk eshte anetare e NATO-s, nderhyrja e se ciles nuk emlund te jete e njejte, ashtu si ndaj nje vendi aleat kur sulmohet.

    Vertet opozita ne Kosove mendon se gjendja e sotme ne Ballkan dhe Europen Lindore eshte e duhura per investime te huaja?!

    Ne se eshte keshtu mund te thuhet se eshte jashte realitetit ose lufta per pushtet i ka errur syte.

  9. “Opozita s’është komisariat protestash”/ Manjani kundër Berishës e Metës: S’dilet në rrugë për çdo gjë, Rama rrëzohet me ide. Urgjent kandidatët…!

  10. Përveç anës qesharake të këtij personazhi, që del në konferencë live në të gjitha televizionet për të denoncuar një skandal me kapele kashte në kokë, prania e tij rrëzon dhe bën ta pabesueshme çdo kauzë të opozitës.

    Kjo, pasi ai është një ndër njerëzit që akuzohet si i përfshirë në disa afera të rënda korrupsioni, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në kohën që ky i fundit ishte kryeministër.

  11. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët.

    Por, e gjitha kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve.

  12. Koalicioni në kaos/ Meta po bën zëdhënësin e Balliut apo po i “rrëmben” Berishës shefin e organizimit në PD? Kreu i PL i poston fjalimin: Të lumtë Klevis….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *