• |
ide | kryesore

Ish bashkëshorti i Britney Spears mbron babain e saj: Ai e shpëtoi

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Federline ka shprehur së fundmi mendimin e tij për babain e Britney Spears.

Në një intervistë për ITV News, ish-bashkëshorti i Britney ka deklaruar se ai beson se Jamie Spears e “shpëtoi” këngëtaren duke qenë konservatori i saj.

“Jamie erdhi tek unë dhe më tha, ‘Nuk di çfarë të bëj. Unë dua të ndihmoj vajzën time’,” tha Federline për ITV News . “Unë pashë një burrë që kujdesej. 100 për qind Jamie e shpëtoi atë në atë kohë. ”

Kevin, i cili ndan Jayden James, 15 vjeç dhe Sean Preston, 16, me Spears pranoi se, megjithëse nuk është i sigurt nëse Jamie ” ka abuzuar me pozicionin e tij, “në fillim ai e ktheu gjithçka në rrugën e duhur”.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë , kështu që nuk e di se si erdhi konservatori, vendimi i kujt ishte,” shtoi ish balerini . “Gjithçka që di është se ju keni një familje që shqetësohet për vajzën e tyre dhe ata po bëjnë ç’të munden për ta ndihmuar atë. Unë qëndrova larg për shkak të djemve. Më duhej të shqetësohesha për ta”.

Gjatë gjithë kohës së kujdestarisë së Britney-t, Kevin thotë se djemtë  “kishin shumë pyetje” në lidhje me situatën.

“Unë nuk mund t’u përgjigjem cdo pyetje,”tregoi ai . “Përpiqem ti shpjegoj se mamaja e tyre kishte nevojë për ndihmë dhe njerëzit ishin të gatshëm ta ndihmonin.Thjesht përpiqem t’u them se gjërat janë vendosur për të dhe për të mirën e tyre. ”

Federline, i cili ishte i martuar me artisten  nga viti 2004 deri në 2007, deklaroi se nuk i mban mëri ish-vjehrrit të tij, edhe pse djemtë u shkëputën nga gjyshi i tyre kur “kufijtë u tejkaluan” nga Jamie.

“Unë absolutisht do ta takoja atë. Sidomos nëse kjo është ajo që do dëshironin djemtë. Nuk i mbaj inat.Njerëzit bëjnë gabime. Ndjehem keq për të. Ai është vënë në vështirësi. Nuk jam i vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe kam qëndruar larg për një arsye. E di që ndihet keq dhe djemtë e kanë falur.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *