• |
ide | kryesore

Nicki Minaj nderohet me cmimin e vecantë në ‘MTV Video Music Awards 2022’

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicki Minaj do të nderohet me çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award në MTV në Video Music Awards 2022.

Siaps ‘Rolling Stone’,reperja gjithashtu do të performojë në shfaqjen e çmimeve, duke shënuar paraqitjen e saj të parë muzikore në VMA që nga viti 2018.

Minaj, e cila ka marrë 17 nominime për VMA dhe ka fituar pesë, është nominuar për çmimin e këtij viti për videon më të mirë Hip-Hop për “Do We Have A Problem” me Lil Baby. Të tjerë të nominuar në këtë kategori përfshijnë Kendrick Lamar, Latto, Pusha T, Eminem dhe Snoop Dogg, dhe Future me Drake dhe Tems për “Wait for U”.

“Nicki ka thyer barrierat për gratë në hip-hop me shkathtësinë dhe mjeshtërinë e saj krijuese,” tha Bruce Gillmer, president i muzikës,programimit dhe eventeve, Paramountnë një deklaratë.”Ajo ka ndryshuar industrinë e muzikës dhe ka forcuar statusin e saj si një superstar global me , stilin e saj.”

Çmimi ,Michael Jackson Video Vanguard u dha për herë të parë në 1984 dhe fituesit e mëparshëm përfshijnë David Bowie, Beatles, Madonna, Janet Jackson, LL Cool J, Jennifer Lopez dhe Missy Elliott.

VMA-të do të mbahen në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey më 28 gusht./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *