• |
ide | kryesore

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktores pas aksidentit me makinë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjendja shëndetësore e aktores, Anne Heche është përkeqësuar pasi ajo përplasi makinën e saj në një shtëpi në Los Anxhelos, duke shkaktuar që të dyja të shpërthejnë në flakë.

Një përfaqësues  i saj tha për mediat se Anne ka rënë në koma dhe mbetet në “gjendje ekstreme kritike”.

“Ajo ka një dëmtim të rëndësishëm pulmonar që kërkon ventilim mekanik dhe djegie që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale,” tha Michael McConnell,  përfaqësues i Heche.

Të premten rreth orës 10:55, një makinë u përplas me një shtëpi në lagjen Mar Vista, duke shkaktuar një “zjarr të rëndë”, tregoi Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos.

Aktorja  u nxor nga makina, Mini Cooper, dhe u transportua në një spital.U deshën 59 zjarrfikës dhe 65 minuta për të shuar zjarrin, i cili shkaktoi dëme të mëdha.Një grua ishte brenda në shtëpi gjatë përplasjes, por nuk u lëndua, raportoi CNN.

Sipas medias, është krijuar një fushatë GoFundMe për gruan, e cila “humbi gjithë sendet e saj “.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po heton rrethanat e aksidentit, duke përfshirë mundësinë që Heche mund të ketë qenë duke vozitur nën ndikimin e alkolit. Një urdhër për  marrjen e gjakut të aktores u dha ditën e incidentit. Që nga fillimi i së martës, ajo nuk ishte akuzuar për asnjë krim.

Karriera e Annemori hov pasi ajo u shfaq në telenovelën “Another World” duke filluar në vitet 1980, dhe më vonë  luajti në filma duke përfshirë “Donnie Brasco” dhe “Six Days Seven Nights”. Ajo u takua me Ellen DeGeneres për 3 vjet e gjysmë duke filluar nga fundi i viteve 1990,  një marrëdhënie që tërhoqi vëmendjen intensive të publikut./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *