• |
ide | kryesore

Protestë/ Pronarët e mjeteve të ujit, kundër bllokimit të tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e bizneseve të mjeteve sportive ujore po protestojnë sot para Policisë së Shtetit. Ata pretendojnë se u kanë bllokuar mjetet pa të drejtë dhe se nuk i lejojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Këtë herë protestuesit nga Durrësi, Vlora dhe Saranda janë mbledhur për të kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e tyre, i cili po i pengon të punojnë. Prej disa ditësh në qytetet bregdetare po zhvillohen protesta nga pronarët e mjeteve ujore.

Vazhdimisht ata kanë kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, për ushtrimin e aktivitetit në pjesën e mbetur të sezonit turistik. Pas tragjedisë që ndodhi në Potam, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga një gomone e cila drejtohej nga Arjan Tase, ka pasur një numër të lartë kontrollesh në bregdetet shqiptare. Shumë mjete ujore u bllokuan, për të shtuar sigurinë në plazhe.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *