• |
ide | kryesore

Rilindjes nuk i del inati me Dritan Lelin, e gjobisin me 500 mijë lekë për plehrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vendosur të gjobisë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane. Agjencia e ka marrë vendimin ndaj Lelit, duke arsyetuar se nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik.

Kjo gjobë nga AKM vjen pak kohë pas kritikave publike që kryeministri Rama ka lëshuar ndaj kryebashkiakut vlonjat, pikërisht për situatën me menaxhimin e mbetjeve. Në disa mbledhje me kryetarët e bashkive, por edhe inspektime të ndryshme në Vlorë, Rama nuk e ka kursyer Lelin për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Kjo nuk është hera e parë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjobit kryebashkiakët e vendit. Më 8 shkurt u gjobit me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin për mos menaxhimin e mbetjeve.

Po ashtu edhe kryebashkiakët e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj për janë ndëshkuar për keqmenaxhimin e mbetjeve.



4 Comments

  1. Si eshte katandisur vlora dhe gjithe shqiperia, me gure e me rrugica (qelbesira urbane e rilindjes), nuk ka c’ben Leli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *