• |
ide | kryesore

Shkrumbohen 2 banesa në Gramsh, 8 anëtarë të një familjeje mbeten në qiell të hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në fshatin Kabash, Gramsh.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë pasi 8 anëtarët e familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur, raporton News24.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *