• |
ide | kryesore

Vrasja e Kastriot Reçit, ADN shpëton të dyshuarin e prokurorisë

-Instant, Arkiva, Të fundit



Hetimi i një prej vrasjeve më të bujshme në vend ajo e Kastriot Reçit në Rrëshen në janar 2020, ka marre një kthesë të papritur pasi ekspertiza shkencore ka vërtetuar se i dyshuari për vrasjen, në fakt nuk ka lidhje me ngjarjen, por prokuroria insiston se vrasësi është sërish mes trupave elitare ushtarake ose RENEA.

Ish-oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Mbasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.

Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze. Në makinë u gjet një arme e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari , dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se priten një qytetar që duhet t’ju sillte një porosi nga Britania e Madhe.

Remal Rada dha dorëheqjen nga RENEA disa muaj më parë dhe mbas këtij aksioni atij ju gjet një pistoletë në shtëpi. Por ADN ndaj tij për vrasjen e Recit nuk është e vetmja, disa oficere të repartit special kanë dhënë ADN e së bashku me ta edhe ish oficere.

Policia tha se gjeti edhe në banesën e Remal Radës një arsenal municionesh, por në përfundim zyrtarisht armë u konsiderua vetëm një pistoletë, kurse të tjerat ishin pajisje të punës si stema, prozhektore që ish oficeri nuk i kishte dorëzuar ende e së bashku me to edhe pajisje që ai i përdorte për alpinizëm dhe not.

Fakti që prokuroria vijon te kryeje ADN mes specialeve dhe forcave ushtarake forcon dyshimet se vrasja e Kasteriot Recit ka ndodhur nga persona me përgatitje speciale. Por se cilët janë ata, ende nuk dihet. /TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *