• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Më 1 shtator rifillon zbatimi i vendimeve për targa dhe letërnjoftime, nuk konfiskohen dokumentet serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në 1 shtator do të vazhdojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe atij për dokumente në kufi me Serbinë.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda. Ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet sa herë që ne udhëtojnë në Serbi duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID-të dhe dokumentet serbe do të konfiskohen në këmbim të dokumentit për hyrje dalje, kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tona shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër të tjera bëri thirrje për kujdes ndaj dezinfomratave pasi siç tha ai, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Ai ka deklaruar se më 1 gusht, për aq sa ishte vendimi në fuqi, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin lëshuar 2679 dokumente pa asnjë incident .

“Ju bëj thirrje edhe njëherë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë dhe institucionet e tjera bartëse, të verifikoni burimet e lajmeve dhe të mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin. Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur edhe do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vinë nga poshtë por vendosen nga lart”, tha Kurti.

Vëzhguesit thonë se takimi i radhës ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë do të mund të krijonte një situatë të re që do të shmangte tensionet ndërmjet palëve, të cilat prej 11 vitesh janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve por përparimet janë të pakta./tch



1 Comment

  1. Mezi po presim 1 shtatorin,qe te shijojme humbjen dhe degjenerimin e radhes te serbickave. Komb i mallkuar qe jane qorru evertete enderrojne se mund te heqim dore nga veriu. Ne rast lufte, kemi avantazh qe ne veri per momentin shumice jane kolonet e ardhur serbe, keshtu qe demet e perplasjeve do jene pronat e tyre. Le ta provojne,te shohin sa u vlen lekura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *