• |
ide | kryesore

Berisha sulmon ashpër Ramën: Mbron firmën e babait xhelat për Havzi Nelën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Në një aktivitet në 34-vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, Berisha tha se Rama nuk dënon firmën që babai i tij ka hedhur për të kundërshtiar faljen e tij.

“Rama nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati. Sado që duket një fjalë shumë e ashpër, xhelat, e vërteta ajo ka qenë. Ju keni qenë viktima, ata të cilët u kanë ekzekutuar, burgosur, kanë pasur rol xhelati. Cilido që mendon ndryshe, nuk mendon realisht.

Ai që firmosi për të vrarë poetin, ai është xhelati i tij, sepse kishte në dorë ta falte. Ai me Ramiz Alinë, kishin në dorë që atë dënim me vdekje, ta kthenim me 25 vite. Kristaq Rama, ishte në presidiumin popullor, dhe normalisht për kohën një intelektual. Them këtu që i vetmi që nuk mund të mos firmoste, po të kishte minimumin e integritetit njerëzor dhe intelektual, ishte ai” – tha Berisha.

“Dhe tha edhe se ajo firmë sikur nuk më duket se është e Kristaq Ramës. Ajo firmë është e tij, por ai mbron xhelatin, të atin dhe në këtë rast ndan absolutisht të njëjtin mendim që kishte ai për kundërshtarin, ndryshe ai duhet ta dënonte me forcë, haptas dhe vetëm fisnikërohej. Këtë nuk e bëri dhe nuk e bën.

Më vonë do të deklaronte se, babai im ka qenë komunist dhe ata kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Tani, cila ishte ana e drejtë e historisë, përpjekja për të shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë. Përpjekja për të shndërruar luftën çlirimtare në një luftë civile. Vendosja e një diktature më të egër që ka njohur Europa dhe shqiptarët. Nuk kishte anë më të mbrapshtë të historisë se sa kjo” – tha Berisha. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Ëëëëë hëë.
    Me keto idiotlliqe 100 vjet rama ne pushtet.
    Pastaj, jo ti o berish. Ti mos fol o zgjebs per gjak. Ti noton ne gjak te njerzve te pafajshem.
    Nxir ndonje tjeter te flas
    Vetem ti jo.

    1. Esht e pamohushme dhe nje nder arsyet pse ne jemi nje vend shkerdhate, fakti qe kurr nuk i kemi adresu kto ceshtje. Edi Rama esht ngrit/rrit mbi kockat dhe vutjet e qindra mos mijra shqiptarve. Pse mos t flasim sot per vrasjen e Havzi Neles

    2. “Vendi yne eshte vendi me qeverine me te drejte ne bote,” tha Adi dhe i futi nje kafshate sufllaqe dhe u qetesua

  2. Havzi Nela qe nje agjent i UDB qe pasi u kap pranoje bashkepunimin me sigurimin e shtetit Shkoi ne burg pasi perdhunoi nje nxenese minorene dhe u pushkatua si agjent jugosllav Dordoleci i Vucidolit po na e ben hero si te gjithe vagabondet,hajdute dhe kriminelet qe i shpall heronj te demokracise Ptuuuu rrace e ndyre malokesh te felliqur

    1. “Vendi yne eshte vendi me qeverine me te drejte ne bote,” tha Adi dhe i futi nje kafshate sufllaqe dhe u qetesua

      1. Ti i pa emer I ores 00,30 te gith atyre qe u thua maloku Jane nga jugu deri ne veri 80% pjesa tjeter 20 % Conan SI puna e edi rames gabel SI blenndi quqi minoritar Greek te gjith bashke bejne 100% te te wine motren nenen gruan harrova se edi do tju japi pashaporta shqipetari edhe kinezve Indian e dhe biznezmenve nga somalia

  3. I plas shume ketij per havziun e shkret.
    Ky mjergull do, se s pyt as per havzi as azem as per arben.
    Ky do vetem gjak.

  4. Doni te çmendni salibanet.
    Jepuni shpresa se do vin ne pushtet. Do fitoni me patjeter.
    Populli eshte me ju. E keni hallall te qeverisni. Ne shtator do ta rrezoni ramen. Me saliun ne krye do ja thyejm turinjt edhe amerikes. E gjera te tilla.
    Sa me shume ta besojn. Aq me keq do zhgenjehen kur ta han tollumin serish.

    1. “Vendi yne eshte vendi me qeverine me te drejte ne bote,” tha Adi dhe i futi nje kafshate sufllaqe dhe u qetesua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *