• |
ide | kryesore

Gruaja me urdhër mbrojtje, 62-vjeçari e dhunon dhe arrestohet nga policia e Kurbinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

I arrestuari mësohet se është Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras dhe akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve.

Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

“Veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së pajisur me urdhër mbrojtjeje, vihet në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



3 Comments

  1. Pasojat vijne pikerisht nga Ato urdhera le*i, mbrojtje me urdhwrime si “fjale” vetem ketu ne Shqiperi ka… urdhwrimet duhet te dalin ne funksion te realizimit te mbrojtjes prej dhunuesit dhe jo duke thene fjalet “mbrojtje” pa qene asgje dhe ne asgje ne rolin mbrojtes te te dhunuares/ dhunuarit…. p**dhe me rigon… shikoni nje akt te tille ne te Gjithe vendin vetem fjalet ka per mbrojtje… si çdo gje tjeter te huazuar ne google traslate te legjislacionit te huaj… pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗

  2. veprim tipik psikopatik

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A.B. Jamieson

  3. veprim tipik psikopatik

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A.B. Jamieson

    po rrihte dikush nji vajz ne qytetin studenti
    erdhen dy police edhe po i flisnin
    ai pergjigjej – ckeni ju, asht e dashura ime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *