• |
ide | kryesore

Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka nënshkruar sërish një marrëveshje shumëvjeçare me Dior për të vazhduar të shërbejë si fytyra e famshme e kolonjës, Sauvage.

Të hënën, llogaria zyrtare e Dior Beauty në Instagram postoi foto dhe video të Depp në prapaskenë në një prej koncerteve të tij rock në Paris.

“I patrembur, por njerëzor, ashtu si Sauvage”, thuhet në një mbishkrim.

Sipas TMZ, fotografi , Greg Williams organizoi një fotosesion para dhe pas shfaqjes, e cila do të përdoret në reklamat e ardhshme të Sauvage.

Që kur aktori  nënshkroi për herë të parë me Dior në 2017, Sauvage është bërë aroma më e shitur në botë, sipas Business of Fashion, duke tejkaluar aromat e suksesshme të grave nga Chanel dhe markat e tjera kryesore.

Gjithashtu,  gjyqi për shpifje të Depp kundër ish-gruas Amber Heardi cili dominoi titujt kryesorë, bëri që shumë fansa të blejnë Sauvage në faqe si Sephora dhe Ulta si një shfaqje mbështetjeje gjatë procedurave ligjore, siç raportoi Wall Street Journal.

Pasi aktori i “Edward Scissorhands” fitoi çështjen në qershor, Dior madje transmetoi reklamën Sauvage të Depp në primetime në Fox./Lapsi.al

Signature scent: Dior stood by Johnny throughout his recent trial, and sales of the cologne he advertises, Sauvage, rose at retailers, the Wall Street Journal reported in early June

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *