• |
ide | kryesore

Nën hetim dy piromanët e Gjirokastrës, policia zbardh detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka proceduar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e barërave dhe si pasojë janë djegur sipërfaqe toke me bimësi dhe mbetje urbane.

Është proceduar shtetasi S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Si dhe shtetasi B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *