• |
ide | kryesore

Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, arrestohet sërish gazetarja ruse

-Instant, Lajme, Planet



Ish gazetarja e Channel One, Marina Ovsyannikova, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht marsin e kaluar kur hyri në studio duke mbajtur një pankartë “Jo luftës” gjatë transmetimit të lajmeve, u arrestua sërish sot për “shpifje” ndaj forcave të armatosura ruse, njoftoi avokati i saj.

“Për momentin jemi në duart e hetuesve. Një hetim është nisur kundër Ofsianikova për “përhapjen e informacionit të rremë” në lidhje me ushtrinë ruse”, tha avokati i saj, Dmitry Zakhvatov. Më herët gjatë ditës së sotme, forcat ruse të sigurisë bastisën shtëpinë e gazetares.

Sipas avokatit Zakhvatov, bastisja e shtëpisë mund të lidhet me protestën e fundit të gazetares në qendër të Moskës, pranë Kremlinit, gjatë së cilës ajo mbante një pankartë ku shkruhej: “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.

Pas ashpërsimit të ligjeve përkatëse në Rusi, veprimet kundër forcave të armatosura ruse dënohen deri në 15 vjet burg. Gazetarja u gjobit përsërsi në fund të korrikut pasi u shpall fajtore për shpifje ndaj forcave ruse për shkak të postimeve që bënte në rrjete sociale ku dënonte veprimet ushtarake në Ukrainë.



2 Comments

  1. zelenski cifuti i mutit po burgos “kolaboracionistet”
    dhe te drejtat e njeriut bejne sehir me delina ficon ne krye

  2. zelenski cifuti i mutit po burgos “kolaboracionistet”
    dhe te drejtat e njeriut bejne sehir me delina ficon ne krye !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *