• |
ide | kryesore

Taylor Swift reagon ndaj padisë për të drejtat e autorit të “Shake It Off”

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift  ka reaguar ndaj padisë për të drejtat e autorit në 2017, e cila e akuzoiatë për vjedhjen e teksteve të këngës së saj hit të vitit 2014, “Shake It Off”.

Padia u ngrit fillimisht nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler, të cilët pretendojnë se artistjz  vodhi tekstet e këngës hit të 3LW të vitit 2001 “Playas Gon’ Play” për të shkruar “Shake It Off”.

Në dokumentet e gjykatës të parë nga Billboard, Swift pretendoi se ajo “nuk e kishte dëgjuar” këngën që u akuza për plagjiaturë dhe tha, “tekstet e “Shake It Off” ishin shkruar tërësisht nga unë”.

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime dhe, në veçanti, në thashethemet pë rjetën time personale, raportimin e ‘klikimeve’, manipulimin publik, të cilat mësova se thjesht duhej të mos i jepja rëndësi dhe të fokusohesha tek karriera ime” është shprehur këngëtarja, sipas gazetës.

Kantautorët Hall dhe Butler pohojnë se  “Playas gon’ play / And haters, they gon’ hate” , Swift i mori nga kënga e tyre e vitit 2001 për të shkruar këngën e vitit 2014 me “Cause the players gonna play, play, play, play, play / Dhe thehaters gonna hate, hate, hate,hate,hate .”

Këngëtarja e “Lover” argumentoi gjithashtu se “playes gonna play” dhe “haters gonna hate” nuk janë të rralla, dhe tha se i dëgjoi duke u përdorur gjatë gjithë fëmijërisë së saj, njësoj si “thënia si “tak a pill, chill”, shtoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *