• |
ide | kryesore

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija e parë me 6 mijë ton grurë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë e cila u nis nga Ukraina.

Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Ajo ka mbërritur sot në Poerin e Durrësit në orën 08:37.

Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sjellim në vëmendje se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusim Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.



4 Comments

  1. Përveç anës qesharake të këtij personazhi, që del në konferencë live në të gjitha televizionet për të denoncuar një skandal me kapele kashte në kokë, prania e tij rrëzon dhe bën ta pabesueshme çdo kauzë të opozitës.

    Kjo, pasi ai është një ndër njerëzit që akuzohet si i përfshirë në disa afera të rënda korrupsioni, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në kohën që ky i fundit ishte kryeministër.Hani shpellkare te salih metaj se vetem rama mendon per ju

  2. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët.

    Por, e gjitha kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *