• |
ide | kryesore

Vodhën rreth 8 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 34-vjeçarja e shpallet në kërkim bashkëpunëtori

-Instant, Lajme, Të fundit

34-vjeçarja Blerina Shtepani është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi se bashku me kogeun e saj 42-vjeçar vodhën rreth 900 mijë lekë të rinj. Shtepani ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të shtetases D. K. Nga verifikimet ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të rinj, në këtë subjekt.


Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Y. K., 42 vjeç, banues në Fier si bashkëpunëtor në krim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.