• |
ide | kryesore

Abazoviç: Ata që duan të më heqin kokën duhet të nxitojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mohuar çdo lidhje të tij me organizatat kriminale, teksa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimet e publikuara nga një portal në Podgoricë, ku thuhet se ai ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një kuazi portal në rolin e “Udar 2”, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme me atë të gushtit 2020.

Besoj se është e qartë për të gjithë se nga vjen kjo dhe se rrethi po shtrëngohet rreth strukturave kriminale pranë grupeve të caktuara politike brenda DPS-së. Qëllimi i të cilave është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare, por më e rëndësishmja për ta për t’iu shmangur drejtësisë”, – ka thënë Abazoviç.

Ai shton se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën, të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim gjithçka që vijon”, – tha Abazoviç. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Per te heq koken ty o Dritan Toptani, te duhet nje kasap, se ke koke vici, i paqethur si cjap. E shikon si perfundojne tradhetaret, te urryer nga kushdo, edhe nga te vetet, edhe nga sherbetoret te cieleve u sherbeu e u spiunoi. Perfundim te degjeneruar pate. Tjetri ne radhe do jete Ali Ahmetovski, kur ne zgjedhjet e ardhshme sipas te gjitha sondazheve nuk fiton as edhe nje deputet te vetme. Ndeshkimi i popullit eshte i pandalshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *