• |
ide | kryesore

Aksident në aksin rrugor Fier-Patos/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave

Arkiva



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në zonën e Portëz në Fier. Mësohet se një automjet tip “BMW” pas disa devijimeve në rrugë është përplasur me një kamion, që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane. Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të “BMW”. Ky i fundit, pasi është nxjerrë nga makina është shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit, ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *